Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani, Cem Ozdemir, e ka vlerësuar të arsyeshëm reagimin e institucioneve të Kosovës pas agresionit të paprovokuar serb ndaj Policisë në veri të vendit më 24 shtator.
Ai ka përcjellur qëndrimin gjerman duke theksuar se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet dhe se për gjendjen e komunitet serb duhet të diskutohet vetëm brenda kufijve të Kosovës.
Ozdemir ka folur pasi është pritur në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Së pari më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e jetës së zyrtarit policor gjatë këtij akti terrorist nga këta kriminelë që vranë njërin nga policët tuaj dhe plagosën të dytin. Dhe më lejoni gjithashtu të shpreh se kam vërtet respekt të thellë për reagimin shumë të arsyeshëm që qeveria juaj dhe policia juaj ka treguar në këtë akt provokimi. E di që kjo nuk është një situatë e lehtë, ndaj vizita ime këtu është përtej bashkëpunimit tonë të shkëlqyer dypalësh, por edhe një gjest solidariteti”, ka thënë ministri.
Sipas tij rruga përpara duhet të jetë drejt paqes për çka theksoi se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet.
“Është në duart tona të sigurohemi që historia të mos përsëritet. Prandaj, më lejoni të shpreh se është jashtëzakonisht e rëndësishme që rruga përpara të shkojë drejt paqes, rruga përpara të ecë drejt respektimit të kufijve, që pavarësia e Kosovës të respektohet dhe nëse baza është që pavarësia e Kosovës të respektohet, gjithçka mund të diskutohet. Sigurisht që është e nevojshme të flitet për gjendjen e minoritetit serb në veri, por brenda kufijve të Kosovës, kjo është shumë e rëndësishme, ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ai.
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se vizita e homologut të tij gjerman vjen në një periudhë jo të lehtë për Kosovën.
“Vizita e tij në Kosovë ka edhe një peshë tjetër pas një periudhe jo të lehtë për Kosovën në të cilën ne e kishim një rrezik dhe kërcënim nga sulmet në veri që erdhën nga sulmet terroriste dhe përkrahja e ministrit dhe mikut të madh të Kosovës Ozdemir ishte shumë domethënëse”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se bashkë me ministrin gjerman kanë zhvilluar disa vizita në rajonin e Dukagjinit si dhe kanë takuar fermerë, vreshtarë e verëtarë.
“Përveç diskutimit për mënyrën e shpërndarjes së përvojave mes autoriteteve gjermane dhe kosovare në fusha të ndryshme që lidhet me sigurinë ushqimore, me ngritjen e cilësisë, në rritjen e prodhimtarisë dhe të gjitha këto tema, kjo vizitë e ministrit Ozdemir vije edhe pas insistimit tonë që ta kemi në Kosovë dhe pas një sërë vizitash shumë të suksesshme dhe frytdhënëse si në aspektin bilateral ashtu edhe multilateral. Për koincidencë njëra prej bashkëpunimeve që ne i kemi me autoritetet gjermane, nesër në Kuvendin e Kosovës, do ta kemi si pikë të rendit të ditës, miratimin e njërën prej marrëveshjeve që e kemi me autoritet gjermane, një projekt prej 20 milion euro në zhvillimin rural, promovimin e agroturizmit”, ka thënë Peci.
Pas këtyre vizitave, Ozdemir ka thënë se produktet e Kosovës e kanë vendin edhe jashtë shtetit.
“Kosova me të vërtetë i takon atyre vendeve që marrin drejtimin dhe ecin përpara me transformimin dhe ne si Gjermani mbështesim çdo hap atje dhe punojmë shumë ngushtë së bashku, si me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por në veçanti edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Faleminderit deri tani për udhëtimin e shkëlqyeshëm që pata, pata mundësinë të shijoj ‘ajvarin’, të shijoj verën kosovare, dhe jam thellësisht i bindur që produktet që po prodhoni janë të përshtatshme, se ato e kanë vendin e tyre në shtetin tuaj, por edhe jashtë shtetit tuaj”, ka thënë Ozdemir. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa