LAJMI I FUNDIT:

Ministri gjerman i Bujqësisë vjen në Kosovë – homologu kosovar e pret në pikën kufitare në Han të Elezit

Ministri gjerman i Bujqësisë vjen në Kosovë – homologu kosovar e pret në pikën kufitare në Han të Elezit

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir ka arritur për vizitë në Kosovë.

Ai është pritur në pikën kufitare në Han të Elezit, nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Të dy ministrat gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh.


Peci dhe Ozdemir do të vizitojnë vreshtat në Rahovec ku do të bisedojnë me fermerë, gjithashtu vizitë do t’i bëjnë edhe verarinë “Bodrumin e Vjetër”, ku do të priten nga pronari Ruzhdi Haxhijaha. Si dhe do vizitojnë Kooperativën “Gratë e Krushës”, ku do të priten nga Fahrije Hoti.

Përderisa në orën 15:30 të dy ministrat do të takohen në Prishtinë. /Telegrafi/