LAJMI I FUNDIT:

Ministri i FSK-së u takua me ndihmës-sekretaren Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Laura Cooper

Ministri i FSK-së u takua me ndihmës-sekretaren Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Laura Cooper

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka pritur sot në takim zyrtar ndihmës-sekretaren Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Laura Cooper, me bashkëpunëtorë.

“Në takim ministri Berisha ka falënderuar Cooper dhe SHBA-të për ndihmën e madhe që kanë dhënë për Kosovën dhe veçanërisht për FSK-në.

Ai ka vlerësuar lartë shkallën dhe dinamikën e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe SHBA-ve, veçanërisht bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës.


Me këtë rast, ministri Berisha e ka falënderuar zonjën Cooper për donacionet, trajnimet, shkollimet dhe ushtrimet e përbashkëta të realizuara deri më tani, e që përbëjnë esencën e këtij bashkëpunimi të cilin duhet thelluar edhe më tej”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ministri Berisha e ka njoftuar zyrtaren e lartë nga SHBA-të, me aktivitetet aktuale, planet e zhvillimit, sfidat si dhe procesin e zhvillimit dhe aktiviteteve konkrete për transformim e FSK-së në FAK.

Ndërsa nga ana e saj zonja Laura Cooper u shpreh se ndihet e kënaqur kur dëgjon edhe vet për arritjet dhe sukseset e FSK-së e posaçërisht kur je kontribuuese e këtyre sukseseve.

“Ne e duam Kosovën të lirë, të pavarur dhe me prosperitet. Më vjen mirë që kemi vizion të ngjashëm me ju për të ardhmen e Kosovës, po ashtu është edhe detyra e jona të ndihmojmë në realizimin e këtyre objektivave. Me rëndësi që të merret angazhimi i të gjithë faktorëve të rëndësishëm për këto ndryshime, e në këtë rast edhe i komunitetit jo shumicë”, ka thënë Cooper.

Në vazhdim të takimit punues, është vlerësuar bashkëpunimi i deritashëm, ku është propozuar që të përqendrohet në bashkëpunim konkretë, me fokusim në fusha dhe pika ku SHBA-të do të japin kontributin e vet në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së.

Ky bashkëpunim kërkon nga dy palët që ta bazojnë mbi rangimin e objektivave sipas prioriteteve.

Në takimin e përbashkët të dy delegacioneve merrnin pjesë edhe zëvendësministrat Brahim Mehmetaj dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, gjenerali Zymer Halimi, Faruk Geci, si dhe stafi i lartë i FSK-së.

Ndërsa, zëvendës-ndihmës Sekretaren e Departamentit të Mbrojtjes, zonjën Cooper e shoqëronin: kolonelët Kevin Hill dhe Jeffrey Fischer, nënkoloneli Walter Richter, majorët: Jerimiah Wildermuth, Juan Murillo, Brian Devlin dhe Josh Rubin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori