LAJMI I FUNDIT:

Ministri francez kërcënon ndalimin e Twitter-it nëse nuk zbaton rregullat e BE-së

Ministri francez kërcënon ndalimin e Twitter-it nëse nuk zbaton rregullat e BE-së

Ministri për Tranzicionin Dixhital dhe Telekomunikacion i Francës, Jean-Noël Barrot, është bërë pjesë e një përplasjeje në rritje mes Bashkimit Evropian dhe Twitter-it të Elon Musk të hënën, pasi ai kërcënoi qasjen e platformës së mediave sociale në bllok.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në komentet e bëra në rrjetin radiofonik France Info, ministri tha se kompania amerikane do të ndalohej nga BE nëse refuzonte të ndiqte Aktin e ardhshëm Evropian të Shërbimeve Dixhitale, i cili hyn në fuqi në të gjithë BE-në në fund të gushtit.

“Dezinformimi është një nga kërcënimet më të rënda që rëndon mbi demokracitë tona”, ka thënë Barrot.


“Twitter, nëse në mënyrë të përsëritur nuk ndjek rregullat tona, do të ndalohet nga BE”, shtoi ministri francez.

Deklaratat shënojnë një përshkallëzim të një lufte të vazhdueshme midis politikanëve evropianë dhe Twitter, e cila u ble vitin e kaluar nga Elon Musk, miliarderi i diskutueshëm që kontrollon gjithashtu Tesla dhe SpaceX. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Kalo në kategori