LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 15° partlycloudy_night

Ministri Damka dhe nipi i tij sipas Prokurorisë dyshohen për sulm dhe kanosje ndaj dy anëtarëve të YTHP-së

Ministri Damka dhe nipi i tij sipas Prokurorisë dyshohen për sulm dhe kanosje ndaj dy anëtarëve të YTHP-së

Kërkesa e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryetarit të KDTP-së dhe ministrit të MZhR-së, Fikrim Damka dhe nipit të tij, F.D., përshkruan veprimet e tyre ndaj anëtarëve të YTHP-së, përkatësisht dyshimet për kryerjen e veprave penale “sulm” dhe “kanosje”.

Sipas Prokurorisë, me datën 9 shkurt 2025, në ditën e zgjedhjeve, rreth orës 17:20, në rrugën “Dragomani”, në Prizren, i pandehuri Fikrim Damka, që është kryetar i KDTP-së, e përdor forcën fizike ndaj të dëmtuarve A. M., dhe M. J., për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme politike, raporton Telegrafi.

Tutje theksohet se në parkun e lagjes, i pandehuri i afrohet të dëmtuarës A.M. dhe i drejtohet me fjalët “ti shporru nga ky vend, kjo zonë është e imja, kush je ti këtu me qëndru”, dhe se më pas e kap nga supi i saj dhe me dy duart e shtynë.  Më pas, sipas Prokurorisë, në vend ngjarje vijnë edhe rreth 30 persona-simpatizantë të dy partive politike të lartcekura dhe bëhet një tollovi e madhe, dhe se në një moment i pandehuri e sulmon të dëmtuarin M. J. duke e shtyrë me duart nga gjoksi i të dëmtuarit, me çka dyshohet për kryerjen e veprës penale të sulmit.


Në të njëjtën ngjarje sipas Prokurorisë, Fikrim Damka seriozisht kanos të dëmtuarit A. M. dhe M. J., me fjalë se do t’i privojë nga jeta, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit.

Në kërkesën për paraburgim theksohet se i pandehuri i afrohet të dëmtuarës A. M. dhe i drejtohet me fjalët “ti shporru nga ky vend, kjo zonë është e imja, kush je ti këtu me qëndru, me ty merremi ndryshe, ju kalli të gjithëve, ju vras”.

Më pas, sipas Prokurorisë në vend ngjarje vijnë edhe rreth 30 persona-simpatizantë të dy partive politike të lartcekura dhe në tollovi, në një moment i pandehurı Fikrim Damka i drejtohet të dëmtuarit M. J. me fjalët “ty jam duke të kërkuar qe sa kohë, ty unë kam me vra, ty kam met myt tërë familjen”, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes, raporton Telegrafi.

Për të njëjtat vepra penale dyshohet edhe F.D., nipi i ministrit të MZhR-së, Fikrim Damka.

Sipas Prokurorisë, F.D., në të njëjtin vend dhe kohë, dyshohet se në raport me të dëmtuarin M.J. ka kryer veprat penale “sulm” dhe “kanosje”.

Gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar për Telegrafin paraqitjen e kërkesës së Prokurorisë së Shtetit për paraburgim ndaj dy të pandehurve në fjalë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore të Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori