LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çeku: Ministrja franceze e kulturës konfirmon marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën

Ministri Çeku: Ministrja franceze e kulturës konfirmon marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën
Foto: Telegrafi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në një postim të bërë në Facebook tregon se ka pranuar një letër nga ministrja franceze e kulturës, Roselyne Bachelot – Narquin.

Më anë të kësaj, ajo ka konfirmuar vullnetin e qeverisë franceze për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën.

Kjo marrëveshje tutje do të realizohet në pjesën e dytë të muajit maj, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.


Postimi i plotë i Çekut (pa ndërhyrje):

“Jam tejet i gëzuar që sot edhe në kopje fizike kam pranuar letrën e ministres franceze të kulturës Roselyne Bachelot – Narquin, përmes së cilës ajo konfirmon vullnetin e qeverisë franceze për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën.

Marrëveshja përkatëse mes dy shteteve tona do të nënshkruhet gjatë Festivalit të Kanës në pjesën e dytë të muajit Maj. Kjo marrëveshje u ofron mundësi dhe mbështetje shtesë filmbërësve të Kosovës për bashkëpunime kinematografike me partnerët francezë.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për zyrtarët e Ambasadës së Francës në Kosovë, duke filluar nga ambasadorja Marie-Christine Butel, këshilltari për kulturë Donato Giuliani, dhe atasheu për kulturë Valon Ibraj. Angazhimi i tyre këmbëngulës ka qenë vendimtar për jetësimin e kësaj marrëveshje bilaterale”./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori