LAJMI I FUNDIT:

Ministri i arsimit Lutfiu sot ka pritur delegacionin e Universitetit të Tiranës

Ministri i arsimit Lutfiu sot ka pritur delegacionin e Universitetit të Tiranës

Siç theksohet në njoftimin e MASh në takim kanë marrë pjesë edhe dekanë, profesorë nga universiteti dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.

Me këtë rast rektorët e Universitetit të Tiranës dhe atij të Tetovës, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila do tu mundësojë studentëve dhe profesorëve të shkëmbejnë përvojat e tyre.

“Me shumë kënaqësi sapo nënshkruam me rektorin e Universiteti, prof. Vullnetin,  një marrëveshje të re bashkëpunimi me një afat të caktuar për t’u forcuar bashkëpunimi midis mobilitetit të stafit akademik të të gjitha niveleve akademike të ciklit të parë, dytë dhe tretë, mobilitetin e studentëve kryesisht të ciklit të dytë dhe të tretë, hodhëm idenë për ngritjen e programeve të përbashkëta të ciklit tretë të doktoratave për mbështetje të kualitativit të stafit akademik  dhe për pjesëmarrje në projekte të ndryshme kombëtare, bilaterale dhe ndërkombëtare”,- ka deklaruar rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.


“Universitetet tona në të ardhmen do të realizojnë shumë projekte të përbashkëta, duke filluar nga mobiliteti i studentëve, mobiliteti i pedagogëve, realizimi dhe përkushtimi në projekte të përbashkëta në hulumtime shkencore”,- ka thënë rektori i UT, Vullnet Ameti.

Universiteti i Tetovës dhe ai i Tiranës tashmë një kohë të gjatë kanë bashkëpunim mes tyre, i cili deri më tani ka treguar sukses. Rektorët e dy universiteteve e kanë quajtur këtë bashkëpunim si një urë lidhëse mes Tetovës dhe Tiranës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori