Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë miliona euro për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë që të angazhohen për trajtimin dhe strehimin e qenve endacakë.
Por AUV ende fajëson nivelin lokal sepse sipas tyre kjo është kompetencë e komunave, ndërsa nga organizata që merren me të drejtat e kafshëve thonë se projektet e parapara për trajtimin e qenve endacakë asnjëherë nuk u realizuan.
E qytetarët janë më të rrezikuarit nga numri i madh i qenve endacakë. Ata thonë se në vazhdimësi janë të rrezikuar nga qentë të cilët dita-ditës po bëhen më të rrezikshëm. Ata bëjnë përgjegjës Komunën e Prishtinës dhe AUV-in për mostrajtim të duhur ndaj kësaj problematike.
“Është shumë problematikë numër një, se për fëmijët nuk ka siguri në shkollë, s’ka siguri në shitore ose thjeshtë në rrugë, as para derës. Hiq më larg se dje janë futur në oborr timin. Komuna normal duhet me u marrë, ose AUV-i. Nuk mundemi ne si qytetarë me u marr me qentë në rrugë, ne i mbrojmë në shtëpi, por në rrugë qeni s‘vet”, ka thënë një qytetare.
“Ata duhet të jenë vetëm nëpër shtëpia të gjithë, se po i marrin si këlysh po i rritin pastaj si kanë kushtet me i mbajt ose diçka e i hedhin, ashtu është keq. Po tash ne qytetarët nuk e kemi kompetencë, e ka kompetencë komuna, tjetër nuk di, duhet m’i marrë m’i mbajt brenda secili, kish qenë vepër e mirë me i marrë me i mbajt secili prej neve”, ka thënë një qytetar tjetër.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi në një prononcim për KP potencoi se në vitin 2018 kanë marrë një buxhet lidhur me trajtimin e kafshëve me ç’rast kanë trajtuar rreth 15 mijë qenë.
Kurse gjatë vitit 2020 kjo agjenci ka trajtuar rreth 5 mijë qenë me të gjitha mjetet që i posedon AUV-i.
“Ne në 2018 kemi marrë një buxhet si fazë emergjente për trajtimin e qeneve endacakë, përderisa shumica e komunave nuk janë marrë që sipas ligjit u takon atyre të merren dhe ne në 2018 kemi bërë një projekt që kemi trajtua rreth 15 mijë qenë dhe gjatë gjithë kohës ne përveç trajtimit ne ju kemi shkrua letra komunave, Asociacionit që me këtë problematikë duhet të vazhdojnë të merren komunat që mos të vijmë përsëri deri te faza emergjente. Dhe ne duke parë se komunat përsëri nuk janë marrë me këtë problematikë dhe ne e kemi pa si të domosdoshme vazhdimin e projektit. Ne kemi ndarë projekte të tjera të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, vetëm e vetëm kjo politikë publike për trajtimin e qenve endacakë të vazhdohet dhe ne në vitin 2020 përsëri kemi trajtuar rreth 5 mijë qenë në të gjithë territorin e Kosovës. Po ashtu kemi hartuar draft-strategjinë të cilën u a kemi përcjell komunave dhe i kemi njoftuar mbi aktivitetet që ata duan të zhvillojnë dhe duhet nisen qysh tani”, ka thënë ai.
Kurse Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, i kujton AUV-it se kanë kërkuar qasjen në dokumente zyrtare, pasi thotë se nuk kishin asnjë informatë për fondet e miliona eurove që janë marrë për trajtimin e këtij problemi.
Ibrahimi thekson se projekti për trajtimin e qenve endacakë ishte i hartuar nga Ambasada Amerikane, por që këtë projekt e ka mbështetur edhe AUV-i pasi kjo e fundit mbulon tërë territorin e Republikës së Kosovës rreth këtyre çështjeve.
“Neve edhe një herë po themi që kemi kërkuar qasjen në dokumentet zyrtare nuk na është dhënë asnjë informatë se ku kanë shkuar ato miliona euro nga Agjencia e Veterinës të cilat i kanë marrë për trajtimin e këtij fenomeni. I kemi pas disa takime me Agjencinë e Veterinës në mënyrë që të kemi një trajtim të dinjitetshëm edhe të qenve endacakë, komunat janë zotuar që do të ndajnë edhe në të ardhmen ashtu siç kanë ndarë deri më tani por varësisht edhe prej kapaciteteve të komunave. Komunat janë më të fuqishme financiarisht, ndajnë mjete më shumë por përsëri në mënyrë parciale trajtimi i qenve endacakë nuk mund të bëhet. Nuk jemi si asociacion që të bartin fajin në atë derë ose në këtë derë, neve gjithmonë kemi qenë konstruktivë, kemi kërkuar që të kemi një trajtim serioz të këtij fenomeni në mënyrë që qytetarët të mos pësojnë dhe neve mendojmë që agjencia e veterinës padrejtësisht është duke e bartur fajin në nivelin lokal sepse ka marrë miliona euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës për trajtimin e këtij fenomeni dhe po shihet që rezultatet mungojnë, dikush besoj duhet të jep një lloj far përgjegjësie ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shtuar Ibrahimi.
Ndërsa, Elza Ramadani nga organizata ”Fondacioni për të drejtat e kafshëve” thotë se në vendin tonë ka një mungesë të kampanjave informuese lidhur me qentë. Ajo fajëson AUV-in dhe Asociacionin e Komunave, të cilat sipas saj nuk kanë bërë sa duhet për trajtimin e qenve endacakë.
Ajo thotë se pavarësisht se janë ndarë miliona euro për projektet për këtë problematikë, asnjëherë nuk janë realizuar.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me komunat e kanë kompetencë me ruajt mirëqenien e kafshëve, me ruajt mirëqenien e njerëzve me ndërmarrë masa të cilat munden me u cilësua edhe si urgjente sepse jemi në një situatat mjaftë të palakueshme sa i përket qeneve endacakë. Kjo jo se qentë endacakë vetë shumohen, por institucionet tona kanë lejuar në mungesë të projekteve të qëndrueshme dhe efektive dhe humane me zbut numrin e qenve në rrugë…Në 2018 janë marrë 1.2 milionë euro janë nda për këtë çështje, në vitin 2020 dikun 700 mijë euro për këtë çështje nëse nuk gabohem por rreth saj shume është totali dhe në anën tjetër sot ende kemi problem të qenve endacakë në rrugë dhe situata është e njëjtë sikur në 2018” ka thënë ajo.
Nga viti 2017, trajtimin e qenve e ka bërë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që kishte marrë 1.3 milion euro nga qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Komuna e Prishtinës në fund të vitit 2020 ka nënshkruar kontratë me vlerë mbi 100 mijë eurove për ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacakë në fshatin Hajvali të Prishtinës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Muzeu krishtero-mysliman në Manastir, Mexhiti: Ata që e kanë marrë një vendim të tillë tash po e problematizojnë
Bislimi në Varshavë takoi ministrin e Plonisë për Bashkimin Evropian të Polonisë
Era e fortë rrëzon disa pemë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje