LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi Jeff Bezos thotë se pjesën më të madhe të pasurisë do ta ofrojë për bamirësi

Miliarderi Jeff Bezos thotë se pjesën më të madhe të pasurisë do ta ofrojë për bamirësi

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos planifikon ta ofrojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi.

Gjatë një interviste për CNN, përcjell Telegrafi, Bezos ka theksuar se këtë pjesë të pasurisë do ta japë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur të gjithë ata që bashkojnë njerëzimin përballë problemeve sociale dhe politike.

Edhe pse ky zotim i tij nuk dha specifika të tjera, kjo është hera e parë që Bezos ka njoftuar se planifikon të japë donacion pjesën më të madhe të pasurisë së tij.


Kritikët e kanë qortuar ata për mosnënshkrimin e Giving Pledge, një premtim i qindra njerëzve më të pasur në botë për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.

I pyetur drejtpërdrejt nga gazetarja Chloe Melas se nëse ai e ka për synim të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë gjatë jetës së tij, Bezos shkurt tha “Po”.

Intervista 20-minutëshe e Bezosit mbuloi një gamë të gjerë temash, nisur nga pikëpamjet e tij mbi dialogun politik dhe recesionin ekonomik deri te planet e gruas së tij Lauren Sánchez për të vizituar gjithësinë me një ekuipazh tërësisht femëror.

Bezos ka dhuruar 10 miliardë dollarë gjatë 10 viteve ose rreth 8 për qind të pasurisë së tij aktuale, për Fondin e Tokës, të cilin Sánchez e bashkë-kryeson. Ndër prioritetet e Fondacionit janë reduktimi i karbonit dhe çelikut. /Telegrafi/