LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi Al Barwani interesohet për investime në sektorin minerar të Kosovës

Miliarderi Al Barwani interesohet për investime në sektorin minerar të Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim themeluesin e MB Holding Group, Muhamed Al Barwani, i cili u interesua që të investojë në sektorin minerar të Kosovës.

Al Barwani është një ndër 50 personat më të pasur në botën arabe dhe ka në pronësi shumë biznese në sektorin minerar, në prodhimin dhe përpunimin e naftës e gazit, dhe në prodhimin e jahteve.

Me këtë rast, ministri Lluka e ka informuar Al Barwani rreth mundësive të investimit në sektorin minerar të vendit tonë, duke i treguar që Kosova është shumë e pasur me plumb, zink, krom, boksite dhe nikel.


Po ashtu, Al Barwani, iu prezantuan edhe 11 zonat me interes të veçantë minerar dhe miniera e Trepçës.

“Miniera e Trepçës ka 88 minerale të ndryshme dhe është miniera më e pasur në Evropë me plumb dhe zink. Së fundmi, kjo ndërmarrje ka kaluar si shoqëri aksionare dhe tani më është e hapur për investime të huaja. Me investime në teknologji do të mund të shfrytëzoheshin edhe më shumë pasuritë e kësaj miniere”, tha ministri Lluka.

Gjithashtu, ai u interesua edhe për sektorin e teknologjisë informative, ku Lluka e ka njoftuar se Kosova është prej vendeve lidere në Evropë në përdorimin e internetit ku 95 për qind e shtëpive posedojnë internet me shpejtësi të lartë dhe që, përmes projektit të ekonomisë digjitale të financuar nga Banka Botërore, pas tre vjetëve, Kosova do të mbuloj tërë territorin e saj me fibër optik.

Ndërsa, Al Barwani u zotua se së shpejti do ta vizitojë Kosovën prapë që t’i shoh së afërmi potencialet që ofron sektori minerar i vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Kalo në kategori