Miley Cyrus ka treguar se lidhjen e parë romantike e ka pasur me një femër.
Aktorja dhe këngëtarja, e cila aktualisht është mentore në spektaklin për talentë The Voice, ka treguar se me vite të tëra e kishte pasur të paqartë identitetin e saj seksual.
“Gjatë gjithë jetës sime nuk e kuptoja gjininë time dhe seksualitetin tim”, ka thënë 23-vjeçarja.
Miley, e cila u bë e famshme që nga mosha 11 vjeçare kur nisi të luante rolin kryesor në “Hannah Montana”, thotë se që nga ajo kohë nisi ta eksploronte seksualitetin e saj.
“Sytë filluan të më çeleshin në klasën e pestë ose të gjashtë. Marrëdhënia ime e parë në jetë ka qenë me një femër”.
“Gjithmonë e kam urryer fjalën ‘biseksuale’, sepse më fuste akoma më shumë në një kornizë. Asnjëherë nuk mendoj për dikë se është djalë apo se është vajzë”, ka treguar Cyrus.
Ajo tash e konsideron veten si një panseksuale (person që nuk ka kufij seksualë në raport me gjininë biologjike apo identitetin gjinor). /Telegrafi/