Miley Cyrus mahniti në Paris me një pamje elegante nga Alaia, duke veshur një minifustan të zi me çorape të tejdukshme dhe syze dielli të errëta.

Ylli 32-vjeçar i muzikës, e njohur për stilin e saj unik, shtoi një tjetër pamje gjatë ditës me një pallto të zezë dhe flokët të kapura në bisht.


Kjo dalje vjen në një moment delikat, pasi është bërë publike lidhja e re e babait të saj, Billy Ray Cyrus, me aktoren Elizabeth Hurley, një zhvillim që mund të ndikojë në promovimin e albumit të ri të Miley-t, “Something Beautiful”, që publikohet më 30 maj, shkruan DailyMail.

Në anën personale, Miley vazhdon lidhjen me muzikantin Maxx Morando, me të cilin është bashkë që nga viti 2021.

Maxx u shfaq së fundmi në videoklipin e saj të ri “End Of The World”, duke i shtuar edhe më shumë vëmendje marrëdhënies së tyre të rezervuar ndaj publikut.

Pavarësisht sfidave familjare, Miley duket e fokusuar në karrierën e saj dhe në promovimin e projekteve të reja, duke treguar se është më e fortë se kurrë. /Telegrafi/