Miley Cyrus shkëlqen në New York me një paraqitje të guximshme, teksa zbulon detaje për të ardhmen e saj në muzikë

Miley Cyrus është parë së fundmi duke nënshkruar autografe jashtë një hoteli në New York, ku ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje glamuroze dhe të guximshme, shkruan The Sun.


Këngëtarja e hitit “Wrecking Ball”, 32 vjeçe, kishte zgjedhur një fustan të zi transparent, nën të cilin nuk kishte veshur reçipeta dhe kishte veshur vetëm një palë të brendshme të vogla. Pamja e saj ishte elegante dhe sensuale, duke theksuar trupin e tonifikuar dhe linjat e saj elegante.

Fustani kishte dekolte të thellë dhe linja të pastra që i theksonin figurën, ndërsa flokët biondë i kishte kapur lart në një model të thjeshtë. Ajo mbante syze dielli për t’u mbrojtur nga blicet e shumta.

Miley mbante një marker të kaltër në dorë, me të cilin firmoste për fansat që e kishin rrethuar jashtë hotelit. Ajo dukej e lumtur dhe e qetë teksa komunikonte me publikun.

Kjo paraqitje publike vjen pas një koncerti që Miley mbajti një natë më parë, ku performoi disa nga këngët e albumit të saj më të ri “Something Beautiful”. Koncerti u mbajt në ambientin “Rough Trade Below” në Rockefeller Center, në qendër të Manhattanit.

Gjatë performancës, ajo kishte stiluar flokët në onde të përkryera dhe kishte veshur një bluzë me shkëlqim, me jakë që lidhej pas qafe, xhinse të shkurtra dhe geta rrjetë.

Foto: The Media Agency

Albumi i saj i nëntë, “Something Beautiful”, u publikua më 30 maj 2025, dhe është pritur me interes nga fansat.

Megjithatë, pavarësisht performancave të afërta me publikun, Miley ka zbuluar se me shumë gjasë nuk do të bëjë më turne të mëdha. Ajo ka shpjeguar se zëri i saj karakteristik vjen nga një polip i madh në kordhat vokale – një masë jo kanceroze – dhe një fryrje beninje e quajtur edema e Reinke-s, që e bën të vështirë performimin natë pas nate.

Në një intervistë për DJ Zane Lowe në “Apple Music 1”, muajin e kaluar, Miley ka sqaruar: “Kam një polip shumë të madh në kordhën time vokale, që më ka dhënë gjithë atë teksturë dhe ngjyrim që më bën unike si artiste. Por është shumë e vështirë të performosh me të – është si të vraposh një maratonë me pesha në kyçet e këmbëve”.

Ajo shtoi: “Zëri im është vërtet unik për shkak të kësaj, por kam këtë edemë dhe këtë polip të madh – dhe nuk dua ta heq kirurgjikisht, sepse ekziston mundësia që pas operacionit të mos e kem më të njëjtin zë”.

Ndërkohë, Miley ka thyer heshtjen edhe për marrëdhënien e re të të atit, Billy Ray Cyrus, me aktoren britanike Elizabeth Hurley.

Pas ndarjes së prindërve të saj, Billy Ray dhe Tish Cyrus, pas 30 vitesh martesë në vitin 2023, marrëdhëniet mes Miley dhe të atit janë ftohur. Por ajo ka treguar një qasje të pjekur ndaj kësaj situate: “Po sillem si e rritur në këtë rast”, tha ajo.

“Në fillim është e vështirë, sepse fëmija brenda teje reagon më shpejt sesa e rritura që thotë: ‘Po, është babai yt, por ai është një njeri që meriton të jetë i lumtur’. Tani, ajo pjesë fëmijërore brenda meje e ka kuptuar këtë”.

Miley vazhdon të mbetet një nga artistet më të sinqerta dhe të vërteta të skenës, jo vetëm përmes muzikës, por edhe për mënyrën se si ndan hapur betejat dhe mendimet e saj personale me publikun. /Telegrafi/