Në një ndeshje që mbajti tifozët në ankth deri në fund, AC Milan arriti të marrë kryesimin e Serie A fal fitores 3-2 ndaj Torinos si mysafir, një përballje e vlefshme për javën e 14-të.

Torino nisi furishëm takimin dhe shënoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 10-të, Nikola Vlasic shfrytëzoi një penallti të fituar pas një situate të diskutueshme me VAR dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës, duke e vendosur Milanin menjëherë pas.


Vetëm shtatë minuta më vonë, Duvan Zapata dyfishoi avantazhin për Torinon, duke kontrolluar një pasim të fortë në zonë, duke kaluar mbrojtësin dhe duke gjuajtur saktë në këndin e poshtëm të portës së Mike Maignan. 2-0 për vendasit dhe atmosfera në stadium ishte e ndezur.

AC Milan nuk u dorëzua dhe reagoi me një gol spektakolar nga Adrien Rabiot në minutën e 24-të. Francezi pranoi një pasim të saktë në distancë dhe goditi me një të majtë të fuqishme, duke çarë rrjetën në këndin e sipërm të portës për 2-1. Ky ishte një gol që e ktheu Milanin në lojë dhe i dha shpresë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Pjesa e dytë filloi me tension dhe ndërhyrje të ashpra nga të dyja skuadrat, por Milani vazhdoi presionin e tij.

Në minutën e 67-të, Christian Pulisic shënoi një gol magjik pas një asist perfekt në zonë, duke e ngushtuar rezultatin në 2-2.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, amerikani shënoi sërish, këtë herë me një goditje të ulët në këndin e poshtëm, duke çuar rezultatin në 3-2 për Milanin dhe duke krijuar një kthesë dramatike.

Kjo fitore i dha Milanit kryesimin me 31 pikë, aq sa Napoli. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app