Agjenti i portierit të Genoas, Mattia Perin, thuhet se është në bisedime për një transferim në Milan, me Gabriel Palettan që duhet të shkoj në anën tjetër si pjesë e marrëveshjes.

Sipas Tuttomercatoweb, përfaqësuesi i Perin, Alessandro Lucci u takua sot (e shtunë) me presidentin e Genoas, Enrico Preziosi, për të diskutuar situatën.


Me Gianluigi Donnarumma që refuzon të nënshkruajë një kontratë të re, Rossonerët kanë nevojë për një zëvendësim dhe Perin duket se është favoriti i parë për këtë pozitë.

Perin ende po shërohet nga lëndimi, duke e shqyer dy herë në një vit ligamentin e tij të kryqëzuar, por duhet të jetë gati për stërvitje para fillimit të sezonit.

Është e mundur që Milani të përfshijë lojtarë të tjerë si pjesë të marrëveshjes, duke përfshirë mbrojtësin Paletta dhe ish-mesfushorin e Genoas, Andrea Bertolacci. /Telegrafi/

telegrafi sport app