Milani largohet nga gara, pesë top klube evropiane vihen pas Kamadas

Daichi Kamada nuk do t'i bashkohet Milanit edhe pse palët kishin një marrëveshje mes tyre.
Mesfushori japonez do të jetë futbollist i lirë pasi më 30 qershor i skadon kontrata me Eintracht Frankfurtin dhe është i lirë të bisedoj me skuadrat e interesuara.
Megjithatë Rossonerët kanë ndërruar objektiv dhe Kamada nuk është më i preferuari për mesfushën.
Kësisoj Roma, Napoli, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Atletico Madrid kanë rikthyer interesimin për japonezin.
Agjentët e futbollistit gjatë ditëve të ardhshme pritet të kenë takime me drejtuesit e klubeve që kanë shprehur interesim për Kamadan.
26-vjeçari kërkon një kontratë katër vjeçare me pagë vjetore prej tre milionë eurove neto në sezon.
Kamada ka pasur paraqitje fantastike me Frankfurtin vitin e fundit, ku në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/











































