LAJMI I FUNDIT:

Milani kontakton Aston Villën për brazilianin Douglas Luiz

Milani kontakton Aston Villën për brazilianin Douglas Luiz

Milani ka mbetur pa njërin prej mesfushorëve më të mirë në vitet e fundit, Franck Kessie.

Mesfushori afrikan ka qenë ndër më të mirët te Rossonerët vitet e fundit, teksa u largua nga klubi si futbollist i lirë pasi fitoi titullin e kampionit.

Largimi i Kessiet ka lënë një boshllëk të madh në mesfushë dhe Paolo Maldini po kërkon transferimin e një mesfushori për ta zëvendësuar afrikanin.


Braziliani Douglas Luiz që ka shkëlqyer viteve të fundit në Angli me fanellën e Aston Villës po pëlqehet nga Milani.

Rossonerët tanimë kanë kontaktuar Aston Villën për mesfushorin, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2023 dhe ai nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë, pasi po kërkon transferimin tek një klub më i madh.

Datat e të gjitha ndeshjeve derbi në Serie A për edicionin 2022/23, fillon me Milan - Inter
Lexo po ashtu Datat e të gjitha ndeshjeve derbi në Serie A për edicionin 2022/23, fillon me Milan - Inter

Villa janë gati ta shesin yllin e mesfushës, por për ta lënë të lirë po kërkojnë të fitojnë rreth 20 milionë euro, shumë që po konsiderohet e lartë nga Milani marrë parasysh se braziliani ka vetëm edhe një vit kontratë.

Gjithsesi bisedimet mes palëve do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme, derisa Luiz është duke u kërkuar edhe nga Roma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Kalo në kategori