Milani ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Crvena Zvezdas me rezultat 1-1.

Kuqezinjtë kanë kaluar tutje fal barazimit në ndeshjen e parë që ishte mbyllur 2-2.


Ndeshja nisi mirë për Milanin që kaloi në epërsi në minutën e nëntë me Fanck Kessie nga penalltia (1-0).

Mysafirët barazuan në minutën e 24-të me El Fardou Ben (1-1).

Edhe pse kishte raste nga të dy skuadrat më nuk u shënuan gola.

Milani kalon tutje fal golave më shumë si mysafirë.  /Telegrafi/

telegrafi sport app