Telegrafi

Milani humb Brahim Diazin, spanjolli infektohet me COVID-19

Pasi Theo Hernandez të infektuar me Covid-19, sulmuesi i Milanit, Brahim Diaz gjithashtu rezultoi pozitiv dhe i shtohet listës së mungesave para ndeshjes kundër Veronës.

Theo Hernandez aktualisht është jashtë me COVID-19, ndërsa Rossonerët kanë njoftuar se edhe Brahim Diaz është gjithashtu pozitiv.

Kuqezinjtë ka konfirmuar se lojtarët janë ‘mirë dhe në izolim’, sipas protokollit të parashikuar nga autoritetet shëndetësore.

“AC Milan njofton se Brahim Diaz rezultoi pozitiv në testin e kryer sot”.

“Lojtari është mirë dhe është i izoluar në shtëpi. I gjithë ekipi është testuar dhe ka rezultuar negativ”, thuhet në njoftimin e klubit.

Milani po lufton me shumë lëndime, ndërsa ende nuk është kthyer as Zlatan Ibrahimovic.

Junior Messias dhe Tiemoue Bakayoko janë ende duke u shëruar nga dëmtimet. /Telegrafi/