Mino Raiola dhe Milani verën e kaluar kishin mendimin e kundërt për portierin Gianluigi Donnarumma.

Menaxheri Mino Raiola kërkonte ta largonte nga Milani dhe ta dërgonte te ndonjë klub tjetër, ndërsa kuqezinjtë e shihnin si pjesë vendimtare të së ardhmes.


Por këtë vit siç duket palët kanë rënë dakord dhe kanë mendimin e njëjtë.

GettyImages 888026274 Gianluigi Donnarumma mund të shitet . (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Nëse Milani nuk shkon në Ligën e Kampionëve, atëherë është i detyruar që ta shes portierin, pasi fondet janë të nevojshme.

Mino Raiola vazhdon fuqishëm ta sheh larg Milanit, ndërsa portieri ka dëshirë tta vazhdojë karrierën në klub.

GettyImages 930755398 Donnarumma (Getty)

Nëse Milani e jep vendimin për shitje, kërkon 70 milionë euro, por tashmë ai është zbritur në 50.

Donnarumma mbetet ndër më të vlerësuarit, por tanimë në skenë është futur edhe Alisson, i cili kërkohet nga Real Madrid dhe PSG. /Telegrafi/

telegrafi sport app