Milani dhe Interi thuhet se kanë rënë dakord për planet në një stadium të ri, i cili do të kushtojë rreth 700 milionë euro për t'u ndërtuar dhe pritet të jetë gati deri në vitin 2022.

Sipas mediumit italian La Repubblica, ideja e rinovimit të San Siros aktual është rrëzuar dhe është vendosur në favor të një projekti të përbashkët, i cili gjithashtu përfshin rindërtimin e zonës përreth.


Gazeta shpjegon se i gjithë projekti i ri do t'i kthejë të dy klubet 'mbrapa' rreth 700 milion euro dhe shpresojnë ta kenë terrenin e hapur përpara fillimit të sezonit 2022-23.

Për më tepër, stadiumi do të ndërtohet pranë San Siros ekzistues, pjesërisht nën nivelin e rrugës, në mënyrë që të kufizojë ndikimin e saj viziv në lagje.

san siro

Megjithatë, La Repubblica paralajmëron se Milani dhe Interi kanë ende për të vendosur se çfarë të bëjnë me vendin ku stadiumi aktual do të rrëzohet.

Miratimi i projektit kërcënon të jetë i largët pasi kryebashkiaku i Milanit, Beppe Sala ka paralajmëruar tashmë se këshilli i tij nuk mund të humbasë pronësinë e San Siros. /Telegrafi/

telegrafi sport app