LAJMI I FUNDIT:

Milani arrin marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin Okafor

Milani arrin marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin Okafor

Raportime të shumta në Itali thonë se Milani ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Noah Okafor nga Red Bull Salzburg.

Sipas Sky Sport Italia, kuqezinjtë do të nënshkruajnë me sulmuesin zviceran për 13-15 milionë euro, duke përfshirë bonuses.

Në anën tjetër, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, 23-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me gjigantët e Serie A të shtunën.


Okafor ka shënuar 34 gola në 110 ndeshje me Salzburgun, duke përfshirë një kundër kuqezinjve në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Ai iu bashkua klubit austriak nga Baseli për 11.2 milionë euro në janar të vitit 2020.

Milani vazhdon bisedimet me Villarrealin për anësorin nigerian Samuel Chukëueze dhe është i bindur se do të sigurojë një marrëveshje për rreth 30 milionë euro.

Kuqezinjtë kanë nënshkruar me pesë lojtarë këtë verë pasi e shitën Sandro Tonalin te Neëcastle United për rreth 80 milionë euro.

Blerjet e reja të Milanit janë Marco Sportiello, Luka Romero, Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek dhe Tijjani Reijnders.

Gjigantët e Serie A do të nisen për turneun e tyre parasezonal në SHBA sot, e premte, 21 korrik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori