Derby Della Madonina po afrohet dhe për dy skuadrat fitorja është e domosdoshme.

Në këtë ndeshje Milani do të jetë në cilësinë e vendasit dhe vije pas një forme fantastike ku nuk ka pësuar humbje në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.


Ndërkohë Interi në këtë takim vije pas fitores së vështirë 2-0 ndaj Beneventos.

Diferenca mes dy skuadrave aktualisht është në shtatë pikë në të mirë të Interit.

GettyImages 899062682 (Foto: Getty Images)

Një fitore eventuale e Milanit do të bënte që Rossonerët t’i shtonin gjasat edhe më shumë për në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë në rast fitoreje skuadra e Luciano Spallettit do të kalonte në pozitën e tretë. /Telegrafi/ Formacionet e mundshme: Milan: Donnaruma, Calabria, Romagnoli, Bonucci, Rodriguez, Bonaventura, Biglia, Kessie, Suso, Calhanoglu, Cutrone.

Inter: Handanovic, D’Ambrosio, Cancelo, Miranda, Skriniar, Vecino, Gagliardini, Karamoh, Candreva, Perisic, Icardi. /Telegrafi/

telegrafi sport app