Mijëra protestues të opozitës dolën në rrugët e Budapestit, kryeqytetit të Hungarisë, për të kërkuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të fundit, që i dhanë nacionalistit populist Viktor Orbann mandatin e katërt si kryeministër të vendit.
Demonstruesit marshuan në paradë nga Shtëpia e Operës drejt Parlamentit, duke mbajtur në duar slogane si “Viktator!”, ku perifrazohet emri i Orban.
Kundërshtarët e Orban ‘përmbytën’ kryeqytetin të shtunën mbrëma dhe protestuan duke e quajtur sistemin elektoral të padrejtë. Protestat vijnë vetëm gjashtë ditë pasi partia qeverisëse Fidesz fitoi dy të tretat e vendeve parlamentare me gjysmën e votës kombëtare.
Orban njihet si një euroskeptik i fortë, i cili bëri fushatë në një platformë anti-imigracion dhe ka bërë thirrje për mbrojtjen e kufijve të vendit.
Ndërkohë marshimi u organizua nëpërmjet një grupi në Facebook të quajtur “Ne jemi shumica”. Pas tubimit të së shtunës, organizatorët kanë bërë thirrje për një demonstratë të mëtejshme gjatë fundjavës së ardhshme.
Shkruan BBC, përcjell Telegrafi, se rreth 100 mijë njerëz morën pjesë në protestat e së shtunës. Shumë prej tyre mbanin në duar flamuj hungarezë dhe të Bashkimit Evropian.
Një numër i madh policësh u vendosën në kryeqytet, duke përfshirë forcat speciale, por dhunë nuk pati dhe demonstrata mbeti paqësore. Folësit që morën pjesë në këtë ngjarje denoncuan atë që ata e quajtën vjedhjen e zgjedhjeve nga Orban dhe korrupsionin e abuzimin e pushtetit që ata thonë se karakterizojnë sundimin e tij.
I pyetur për mundësinë e demonstratave të ardhshme, Orban thjesht u përgjigj “Ne fituam”.
Organizatorët e protestave kundër Orban kanë kërkuar rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve, një ligj të ri zgjedhor, një media publike jo partizane dhe një bashkëpunim më të mirë të organizuar mes partive në kundërshtim me qeverinë e Fideszit. Shumë nga ata që marshuan në rrugët për në parlamentin hungarez të shtunën ishin të rinj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame