Zyrtarët publikë kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Për Parandalimin e Korrupsionit.

Pasurinë e ka deklaruar edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka - Nimani, dhe gjyqtarët e kësaj gjykate, transmeton Telegrafi.


Te pasuria e paluajtshme, ajo ka deklaruar një shtëpi, vlera e të cilës është rreth 250 mijë euro, dhe një truall, në vlerë 87 mijë. Këto janë në pronësi të saj dhe bashkëshortit.

Gresa Caka Nimani 1

Para të gatshme, ajo posedon në disa institucione financiare, gjithsej në emër të saj janë mbi 13 mijë euro.

Gresa Caka Nimani

Pasurinë e plotë të deklaruar nga Gresa Caka - Nimani, mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë kryer obligimin e tyre duke deklaruar pasurinë.

Pasuria e gjyqtares Selvete Gërxhaliu - Krasniqi

Gjyqtarja Selvete Gërxhaliu - Krasniqi, ka bërë deklarimin e pasurisë, ku shihet se ajo gëzon pasuri të majme, duke nisur nga posedimi i disa banesave, e truall.

Gjithashtu, disa truall, tokë, garazhdë, e bodrum janë në pronësi të bashkëshortit të saj.

Selvete Gerxhaliu Krasniqi

Gjyqtarja ka edhe mijëra euro të kursyera në institucione financiare.

Në njërën nga bankat, ajo ka deklaruar se i ka mbi 58 mijë euro.

Para të kursyera posedon edhe bashkëshorti i saj.

Selvete 2

Deklarimin e pasurisë nga ana e gjyqtares mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Pasuria e gjyqtares Remzije Istrefi - Peci

Gjyqtarja tjetër e Gjykatës Kushtetuese, Remzije Istrefi -Peci ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ajo posedon dy banesa, në vlerë mbi 200 mijë euro. Gjithashtu, një tokë, e cila kushton rreth 90 mijë.

Po ashtu, edhe një shtëpi e një banesë është pronë e përbashkët me bashkëshortin.

Remzije Istrefi Peci e1713777393858

Gjyqtarja Remzije Istrefi - Peci, ka mbi 47 mijë euro para të gatshme në institucione financiare. Ajo gjithashtu ka deklaruar se edhe bashkëshorti i saj i ka mbi 650 euro kursime, kursime mbi 7 mijë euro, kanë edhe fëmijët e saj.

Remzije Istrefi Peci 1

Deklarimin e pasurisë të gjyqtares Remzije Istrefi - Peci,  mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Pasuria e gjyqtarit Nexhmi Rexhepi

Pasuri të paluajtshme, gjyqtari ka deklaruar tokë, e cila kap vlerën mbi 120 mijë euro, shtëpi e cila kushton 65 mijë euro, dhe shtëpizë druri rreth 13 mijë euro.

Nexhmi Rexhepi

Gjyqtari ka deklaruar se ka edhe një veturë, e cila kushton rreth 22 mijë euro.

Para të gatshme, Rexhepi ka 377 euro.

Disa kursime ai i ka deklaruar edhe se janë të fëmijëve të tij, ku shuma sillet rreth 15 mijë euro.

Nexhmi Rexhepi 1

Pasuria e plotë e deklaruar nga gjyqtari Nexhmi Rexhepi, mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Pasuria e gjyqtari Jeton Bytyqi

Bytyqi posedon shtëpi, banesë, truall. Disa prej tyre janë në pronësi të tij, e disa në pronësi të bashkëshortes.

Jeton Bytyqi

Ai ka një veturë, e cila kushton rreth 15 mijë euro.

Para të gatshme, gjyqtari Bytyqi ka mbi 1 mijë e 200 euro.

Gjithashtu, disa kursime i ka edhe bashkëshortja e gjykatësit.

Jeton Bytyqi 1

Gjeni të plotë deklarimin e pasurisë së gjyqtarit Bytyqi, duke klikuar KËTU.

Pasuria e gjyqtarit Safet Hoxha

Ai ka deklaruar se ka dy shtëpi, njëra në vlerë 142 mijë euro, dhe njëra në vlerë 60 mijë. Po ashtu, ai ka arë, pyll dhe oborr. Pasuria është në pronësi të tij dhe bashkëshortes së tij.

Safet Hoxha e1713778769834

Mbi 21 mijë euro, gjyqtari Hoxha posedon në institucione financiare.

Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe disa kursime që janë të prindërve dhe fëmijëve të tij.

Safet Hoxha 1

Pasuria e deklaruar nga gjyqtari Safet Hoxha, mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Pasuria e gjyqtarit Enver Peci

Ai posedon dy banesa, njërën në vlerë 40 mijë euro, dhe tjetra 45 mijë. Po ashtu një shtëpi, e cila është në emër të bashkëshortes së tij.

Enver Peci 1 e1713779163884

Para të gatshme, ai posedon mbi 39 mijë.

Në njërën bankë ai ka 37,224.49 euro, dhe në një tjetër 2,200.00 euro.

Enver Peci 1 1

Deklarimin e plotë të pasurisë të gjyqtarit Peci, mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Sipas nenit 113, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

Kryetare e Gjykatës është Gresa Caka - Nimani, ndërsa gjyqtarë janë: Selvete Gërxhaliu - Krasniqi, Remzije Istrefi - Peci, Nexhmi Rexhepi, Jeton Bytyqi, Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Radomir Laban dhe Enver Peci.

Në këtë tekst nuk janë përfshirë të dhënat për pasurinë e gjyqtarit Bajram Ljatif dhe Radomir Laban./Telegrafi/