Inspektorati i Policisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj 22 zyrtarëve policorë në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti.
Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është duke intervistuar edhe disa të pandehur tjerë lidhur me rastin.
Rreth kësaj teme për Telegrafin ka folur drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
Ai tha se IKD vlerëson ngritjen e kallëzimit penal ndaj një numri të policëve të Kosovës, si të dyshuar në lidhje me kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me rastin e gylenistëve.
“Është shenja e parë se në këtë rast organet përgjegjëse nuk kanë mundur t’i ikin përgjegjësisë për dështimet në këtë rast, por ajo çfarë po shihet se ka ndodhur është rruga drejt kurbanizimit të disa zbatuesve të ligjit, të cilët në të gjitha hallkat, më së paku mund të gjenden fajtor”, tha ai.
Miftaraj tha se barrën kryesore për deportimin e kundërligjshëm të gjashtë shtetasve turq e kanë krerët kryesorë që e kanë udhëhequr Policinë e Kosovës dhe po ashtu Agjencinë për Inteligjencë.
“IKD vlerëson se deportimi i shtetasve turq ka shpërfaqur dështimin e hallkave kryesore të sigurisë në Kosovë, ku pa dyshim se barrën kryesore në deportimin e tyre të kundërligjshëm në kundërshtim me parimet bazë të kushtetutës dhe standardeve ndërkombëtare lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut, e kanë krerët kryesorë që e kanë udhëhequr Policinë e Kosovës dhe po ashtu të Agjencisë për Inteligjencë. Me vet faktin se kallëzimi penal në këtë rast është i drejtuar vetëm ndaj policëve të cilët kanë zbatuar vendimet e institucioneve vendimmarrëse, lë përshtypjen se kemi të bëjmë më një proces që në një anë tenton të amnistoj shkelësit kryesor të procedurave dhe parimeve kushtetuese dhe në anën tjetër të hetojë dhe të mbajë përgjegjës nivelin më të ultë të zyrtarëve, të cilët në këtë rast janë policët, që në bazë të ligjit janë të autorizuar të zbatojnë vendimet”, pohoi ai.
Ai tha se, për IKD është e palogjikshme që policët që zbatojnë planet operative sipas urdhrave nga lartë në të njëjtën kohë edhe të interpretojnë dhe zbatojnë vendimet në praktikë.
Mes tjerash, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi tha se IPK dhe Prokurori i Shtetit duhet të sigurohen që hetimet në këtë rast të jenë profesionale.
“Hetimet duhet të jenë pavarura dhe transparente aq sa e lejon ligji në mënyrë që llogaridhënia dhe përgjegjësia të kërkohet vetëm ndaj atyre që qoftë përmes veprimit apo mos-veprimit, kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre në procesin e deportimit të shtetasve turq”, ka theksuar ai për Telegrafin.
Miftaraj tha se përgjegjësia për këtë dështim të shtetit të Kosovës duhet të kërkohet tek urdhërdhënësit, “në të kundërtën, është diçka tjetër nëse na del që këta policë vetvetiu i kanë deportuar turqit në kundërshtim me të gjitha parimet kushtetuese dhe ligjore, gjë që nuk besoj se ka ndodhur, prandaj ata duhet të dëshmojnë se kush janë urdhërdhënësit në mënyrë që i gjithë zinxhiri institucional të japë përgjegjësi në mënyrë meritore”, përfundoi ai.
Kujtojmë se në mars të vitit të kaluar, autoritetet kosovare me kërkesë të autoriteteve turke, patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq.
Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ashpra nga shtetet perëndimore, por edhe vetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që pati deklaruar se nuk ishte në dijeni të këtij operacioni.
Po ashtu edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka reaguar për mos marrjen e masave adekuate ligjore ndaj institucioneve përgjegjëse për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, duke vlerësuar se “presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike”.
Lidhur me këtë më 28 qershor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq.
Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me këtë rast ka konstatuar se gjatë deportimit dhe procedimit të shtetasve turq kanë ndodhur 31 shkelje ligjore, dhe se vendimi për revokim të leje-qëndrimeve në Kosovë dhe urdhri për dëbim me forcë të shtetasve turq ishin në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare. Këtë raport me 59 vota për, 2 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka votuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A