LAJMI I FUNDIT:

MIE për miratimin e rekomandimeve të VV-së: Të mos ndërhyhet në pavarësinë e gjyqësorit

MIE për miratimin e rekomandimeve të VV-së: Të mos ndërhyhet në pavarësinë e gjyqësorit

Ministria e Integrimit Evropian, ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me miratimin e rekomandimeve të paraqitura nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

“Këto rekomandime cenojnë rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe të sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe si të tilla janë në kundërshtim me parimin themelor kushtetues të ndarjes së pushteteve.

Kuvendi miratoi rekomandimet e VV-së që kanë të bëjnë dënimin e aktivistëve
Lexo po ashtu Kuvendi miratoi rekomandimet e VV-së që kanë të bëjnë dënimin e aktivistëve

Rekomandimet në fjalë, cenojnë detyrimet e Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim për të respektuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë si një prej vlerave kryesore të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin për media.


Ministria për Integrim Evropian ka theksuar se miratimi i këtyre rekomandimeve vjen pak ditë pasi që Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se Kosova e ka procesin e vet të integrimit në Bashkimin Evropian të ndarë nga Serbia dhe se zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim është detyrim për Kosovën për të ecur përpara në këtë proces.

“Ndërhyrja politike në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, siç është miratimi i rekomandimeve në fjalë, cenojnë rëndë procesin e integrimit evropian të Kosovës si një prej proceseve më të rëndësishme për zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori