Kompania ka thënë se Xbox Live tani ka një total prej 48 milionë përdoruesve aktivë çdo muaj, dhe kjo është një rritje prej 9 milionë përdoruesish nga tremujori i kaluar.

Në tremujorin e kaluar ka qenë një total prej 39 milionë përdoruesve aktivë mujor në platformë, kështu që Microsoft ka arritur për ta rritur bazën e përdoruesve me rreth 3 milionë në muaj.


Kompania nuk ka zbuluar ndonjë informacion në lidhje me sasinë e shitjeve të konsolave Xbox në tremujorin e fundit, edhe pse është përfolur se shitjet e kësaj konsole janë më të ulëta sesa ato të Sony dhe konsolës së saj PlayStation 4.

Më herët ishte raportuar se shitjet e Xbox One ishin vlerësuar të jenë rreth 18 milionë njësi që nga lansimi fillestar i konsolës.