Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti dhe se qytetarët e vendit paguajnë naftën më të lirë në rajon.

Sa i përket njoftimeve se disa pompa të benzinës nuk japinë naftë, Mickoski tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren dhe janë vërejtur sjellje të tilla nga disa pompa të benzinës sepse ka një presion të madh nga vendet fqinje, ku çmimi i energensave është 40-50% më i madh se tek ne.


“Në Serbi çmimi është 120-130 për litër, flas për dizelin, kurse tek ne është 71 denarë. Si rezultat i këtij presioni, ne kemi një rritje të madhe të konsumimit të naftës dhe derivateve të naftës. Ndoshta prandaj, në disa pompa benzene ka ardhur deri te mungesa e sasive. Por, nga ajo që jam I informuar nga Inspektorati, në tërë territorin e shtetit, qytetarët dhe bizneset po furnizohen pa ndërprerje me naftë. Rezervat shtetërore të naftës mund të mbulojnë konsumin gjithëditorë më shumë se 62 ditë”, ka deklaruar Mickoski.