Mickoski: Ekonomia po stabilizohet dhe papunësia është ulur në 11.5 për qind

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka shkruar në Facebook se të dhënat e fundit konfirmojnë se ekonomia po stabilizohet.
Ai shkruan se shkëmbimi tregtar është rritur teksa qytetarët po e vërejnë përmirësimin.
“Shkalla e papunësisë është ulur në 11.5 për qind që është 1 për qind më pak se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024, sot kemi rreth 10.000 punonjës të rinj dhe mbi 7.000 të papunë më pak. Këto janë mijëra familje me siguri më të madhe dhe të ardhme. Lajm i mirë është poashtu edhe tregtia e jashtme: në korrik, eksporti u rritë me 4.69 për qind, ndërsa importi me 4.35 për qind. Në periudhën janar-korrik, eksporti u rritë me 5.41 për qind, ndërsa importi me 4.83 për qind”, thuhet në postim.
Mickoski thekson se shkëmbimi i përgjithshëm tregtar në sektorin e importit në shtatë muajt e parë është 5.07 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Këto janë rezultate reale të politikave të përgjegjshme. Ndërsa, opozita përhap errësirë dhe shpreson në mosukses, ne japim rezultate. Ndërsa ata bllokojnë dhe pengojnë, ne ndërtojmë dhe sjellim një standard më të mirë për çdo familje. Maqedonia po ecë përpara – me më shumë vende pune, eksport më të fuqishëm dhe ekonomi të qëndrueshme. Kjo është koha për punë, rezultate dhe zhvillim”, shkruan Mickoski.





















































