Mickoski: 15 miliardë denarë investime të reja kapitale për komunat
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njofton se në seancën e sotme të qeverisë është marrë vendi për fillimin e procedurës për shpalljen e thirrjes së dytë përmes Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, përmes së cilës njësitë e vetëqeverisjes lokale do të shprehin interes për financimin e projekteve kapitale me interes për qytetarët.
“Bëhet fjalë për thirrjen e dytë publike për shfrytëzimin e mjeteve nga ato 15 miliardë denarë që Qeveria i ka vënë në dispozicion për komunat. Do të përsëris, vlera e kësaj thirrjeje të dytë do të jetë deri në 15 miliardë denarë. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se të gjitha këto mjete do të shpenzohen gjatë vitit fiskal aktual. Do ta përsëris për të mos pasur konfuzion në opinion, është e mundur që disa projekte të përfshihen në buxhete trevjeçare, në vitin 2025, 2026 dhe 2027. Disa projekte mund të jenë vetëm në vitin 2025, disa mund të jenë në vitin 2025 dhe 2026, etj., për të qenë më e qartë. Por, vëllimi i përgjithshëm i mjeteve me të cilat do të financohen projektet nga kjo thirrje e dytë, për të cilën sot kemi filluar procedurën në mbledhjen e rregullt të qeverisë, është deri në 15 miliardë denarë.
Për këtë qëllim, obligohen Ministria e Transportit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Sportit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit që të përcaktojnë kriteret sipas të cilave do të financohen këto projekte përmes granteve kapitale. Kjo është procedura, edhe pse për kriteret ministri do të flasë pak më vonë.
Qeveria njëherit e ngarkoi ose do ta ngarkojë, pasi që të përfundojë debati, Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale, praktikisht, pasi e gjithë kjo të jetë kristalizuar dhe definuar, të shpallet thirrja publike për shprehje interesi nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për financimin e këtyre projekteve që janë pjesë e kësaj thirrjeje të dytë.
Po e përsëris, përmes kësaj thirrjeje të dytë, komunat do të kenë në dispozicion deri në 15 miliardë denarë për projekte që do të financohen nga buxheti qendror ose nga buxhetet qendrore, varësisht nga periudha e realizimit të këtyre projekteve.
Këto janë mjete të konsiderueshme që vihen në dispozicion të komunave për ndërtimin e projekteve kapitale, siç janë shkollat, kopshtet, parqet, ujësjellësat dhe kanalizimet, të cilat zgjidhin probleme me të cilat qytetarët po përballen me dekada.
Do ta përsëris, ky është investimi më i madh i pushtetit qendror në njësitë e vetëqeverisjes lokale, komunat përmes së cilave ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë për një jetë më të mirë dhe një standard më të lartë jetese”, thuhet në njoftim.
Nga atje thonë se kjo është thirrja e dytë publike, ndërsa në thirrjen e fundit 78 komuna kanë fituar 288 projekte me vlerë të përgjithshme prej 4,5 miliardë denarë ose më shumë se 73 milionë euro. Në mënyrë plotësuese, përmes Ministrisë së Transportit, përafërsisht 800 milionë denarë, të cilat janë mjete të cilat janë ndarë përmes një programi të veçantë për financimin e projekteve nëpër komuna./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Antikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Medias
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze