Michael B. Jordan surprizon: mposht Timothee Chalamet dhe çon “Sinners” drejt triumfit në Actor Awards 2026

Michael B. Jordan shkaktoi surprizën më të madhe të mbrëmjes në Actor Awards 2026, duke mposhtur Timothee Chalamet për çmimin e Aktorit më të Mirë në Rol Kryesor.
Fitorja e tij u konsiderua e papritur, pasi Chalamet kishte triumfuar më herët në Critics Choice Awards dhe Golden Globe Awards.
Ylli 39-vjeçar mbeti i përlotur dhe i habitur teksa mori trofeun, ndërsa Chalamet u ngrit në këmbë për ta duartrokitur, së bashku me Gwyneth Paltrow, shkruan DailyMail.

Në momentin e shpalljes, nëna e aktorit, Donna Jordan, u pa e emocionuar dhe e tronditur nga gëzimi.
Në fjalimin e tij, Jordan falënderoi nënën me fjalë prekëse: “Mami, faleminderit që më çoje me makinë vajtje-ardhje për në New York, kur nuk kishim para të mjaftueshme për të kaluar nëpër Tunelin Holland”.

Ai shtoi: “Nuk e prisja këtë. Jam shumë i nderuar që jam i nominuar me aktorë që i dua dhe admiroj”.
Triumfi nuk u ndal me kaq. Filmi horror “Sinners”, i shkruar dhe drejtuar nga Ryan Coogler, fitoi edhe çmimin për Ansamblin më të Mirë, duke lënë pas “Frankenstein”, “Hamnet”, “Marty Supreme” dhe “One Battle After Another”. /Telegrafi/



























































