LAJMI I FUNDIT:

Micevski: LSDM-ja ka punësuar rreth 6 mijë ushtarë partiak

Micevski: LSDM-ja ka punësuar rreth 6 mijë ushtarë partiak

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, përmes një deklarate ka thënë se mosrespektimi i ligjeve në Maqedoni është në gjitha sferat e shoqërisë.

Sipas tij në mënyrë të organizuar dhe pa turp keqpërdoren paratë buxhetore dhe shpenzohen për punësime që janë joligjore dhe në gjitha fazat pa kritere, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shtatë muaj gjatë vitit 2018, afërsisht 4.400 konkurse në mbi 700 institucione, janë bërë më shumë se rreth 5.900 punësime të reja. LSDM punëson në kundërshtim me gjitha rekomandimet e BE-së, në kundërshtim me të gjitha rregullat pozitive për punësim në Maqedoni dhe me këtë parashtrojmë pyetje deri te ministritë kompetente nëse ende ekzistojnë Inspektorati Shtetëror Administrativ, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Enti Shtetëror për Revizion”, tha mes tjerash Micevski.


Ai shtoi se qytetarët dhe taksapaguesit kanë të drejtë ta dinë se ku shpenzohen paratë e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori