Për 60 minuta presidenti Ilir Meta është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.
Në përfundim, në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit tha se ky është një rast tepër flagrant, duke shpresuar që prokuroria të mos jetë nën presionin politik.
“Mund t’ju them se jam këtu në përgjigje të ftesës nga institucioni i prokurorisë pas kallëzimit penal që unë kam bërë për shtetasin Ardian Dvorani, për dy vepra të qarta penale të përmbushura me dashje plotësisht prej tij, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencës dhe të titullit shtetëror. Kemi dhënë sqarime të mëtejshme dhe plotësuese në vijim të provave dhe dokumenteve që kemi dorëzuar së bashku me kallëzimin tonë penal”, tha Meta.
“Rasti është tmerrësisht flagrant. Unë shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Kjo është një provë e madhe për të gjithë të ardhmen e reformës në drejtësi. Mund t’ju them se kushtetuta e thotë qartë në nenin 4 pika 2 të saj se kushtetuta është ligji më i lartë në Shqipëri dhe pika 3 thotë se dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë përveç rasteve kur kushtetuta parashikon ndryshe”, tha ai.
Kreu i shteti tha se provat janë të mjaftueshme, që prokuroria të veprojë ndaj Dvoranit.
“Lidhur me këtë çështje, që është një çështje madhore sepse bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, dua ti siguroj qytetarët shqiptarë se presidenti ka zbatuar dispozitat kushtetuese. Të gjitha provat e depozituara deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj Dvoranit. Ne nuk bëjmë presione, pavarësisht se çështja është e rëndë sepse ka vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit të së drejtës, prokuroria ka pasur edhe çështje të tjera që kanë qenë të lidhur me tërmetin e 26 nëntorit, por kjo është një çështje që askush nuk mund ti shmanget sa i takon shterimit të saj të plotë. Ne jemi të qetë dhe të duruar dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë pasi ky është një rast tepër tepër flagrant”, shtoi Meta.
“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme për shkak tërmetit, por kreu i shtetit tha se do të vazhdojë me argumente dhe spote ndërgjegjësuese për rëndësinë që kushtetuta ka. Pa dashur të vazhdoj më tej me këtë çështje sepse vendi dhe shoqëria jonë ndodhe të gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tërmetit. Por mund t’ju them se ne do të vijojmë t’ju komunikojmë me argument. Të ndërgjegjësojmë rëndësinë e madhe që ka mbrojtja e kushtetutës . Sapo të kthehem në zyrë do të autorizoj zëdhënësin tim Blushi për të publikuar spotin e parë. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e Kushtetutës”, përfundoi ai.
Meta dorëzoi kallëzimin ndaj Dvoranit në 19 nëntor në tre prokurori, por prokuroria e përgjithshme dhe e krimeve shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” është kompetente Prokuroria e kryeqytetit.
Në padinë penale, Meta ka kërkuar të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve është zbardhur. /Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania