LAJMI I FUNDIT:

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Gjatë muajve të fundit, Meta ka rritur përpjekjet e saj për integrimin e Inteligjencës Artificiale (Al).

Së fundmi, një raport nga New York Times pretendon se gjiganti teknologjik do të integrojë Al në syzet inteligjente Ray-Ban.

Syzet përfshijnë mikrofon dhe kamerë, por gjithashtu mund të shkrepin edhe fotografi, video dhe të luajnë muzikë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Por, me Al në syze ato do të jenë në gjendje të përdorin kamerën edhe për të identifikuar objekte dhe kafshë të ndryshme.

Për më tepër, ato do të jenë të afta edhe të përkthejnë.

Thuhet se funksionaliteti aktualisht mbështet gjuhën angleze, italiane, frënge, gjermane dhe spanjolle.

Bëhet e ditur se Inteligjenca Artificiale në syze do të jetë e disponueshme vetëm duke thënë “Hej Meta”.

Për momentin ky funksionalitet ndodhet në fazë testuese, por thuhet se do shpërndahet muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Thënia e fjalëve 'Ju lutem!' dhe 'Faleminderit!' në ChatGPT kushton miliona dollarë, thotë Sam Altman i OpenAI

Thënia e fjalëve 'Ju lutem!' dhe 'Faleminderit!' në ChatGPT kushton miliona dollarë, thotë Sam Altman i OpenAI

Teknologji
Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për të, kjo është miliarderja më e re dhe vjen nga bota e AI

Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për të, kjo është miliarderja më e re dhe vjen nga bota e AI

Teknologji
Evropianët përdorin gjithnjë e më shumë ChatGPT Search për të kërkuar në internet

Evropianët përdorin gjithnjë e më shumë ChatGPT Search për të kërkuar në internet

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Videoloja e njohur nga epoka e pandemisë po vjen me një edicion të ri

Videoloja e njohur nga epoka e pandemisë po vjen me një edicion të ri

Lojëra
Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Teknologji
Kalo në kategori