LAJMI I FUNDIT:

Meta i bën thirrje qeverisë të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale: Projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit

Meta i bën thirrje qeverisë të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale: Projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale.

Gjatë një deklarate për mediat, Meta u shpreh se ky ligj është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit për të pastruar paratë.

Sipas tij, amnistia do të kriminalizonte ekonominë dhe shoqërinë në vend.


“Për t’u tërhequr menjëherë nga ligji për amnistinë, i cili në mënyrë të qartë është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit, për të ofruar mundësinë që të ardhurat e përftuara ndër vite prej aktivitetit kriminal, nga grupe të organizuara apo nga akte të rënda korruptive brenda vendit, të pushtojnë ekonominë vendase dhe veçanërisht tregun financiar, për të kriminalizuar përfundimisht ekonominë, shoqërinë dhe të gjitha institucionet tona”, tha Meta.

“Në këtë mënyrë do të goditej drejtpërdrejt dhe dëmtohej në mënyrë fatale biznesi i ndershëm, i cili do të falimentonte, si dhe iniciativa e lirë vendase. Do të dekurajoheshin edhe më tej dhe do të largoheshin nga vendi, ata pak investitorë të huaj seriozë që kanë mbetur. Do të kriminalizohej e gjithë shoqëria”, theksoi Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Kalo në kategori