Shqipe Imeri nga qyteti i Klosit i duhet çdo ditë të ecë 2 orë e gjysmë në këmbë për të shkuar në shkollën ku punon. Nisja në orën 06:00 nga shtëpia që në orën 8:25 të arrijë mësimin.
Zyra Arsimore Mat nuk i ka kthyer asnjë përgjigje për kërkesën që ka bërë, të emërohet mësuese në qytet për një vend vakant pune, edhe pse përmbush çdo kriter.
Shipja ka mbaruar dy fakultete, për Cikël të Ulët dhe Lëndën e Kimisë, ku ka kryer edhe ciklin Master të studimeve me mesatare mbi notën 8.
Shqipja tregoi për gazetarët e emisionit Fiks Fare në Top Channel, se në vitin 2018 në qytetin e Klosit u hap një vend punë, dhe ajo bëri një kërkesë për emërim pasi ky vend pune ishte më afër, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ky institucion.
Shqipja kërkon vetëm t’i kthehet një përgjigje se pse nuk e ka fituar këtë vend pune. “Dua vetëm përgjigjen për dosjen, asgjë më shumë”, thotë mësuesja.
Fiksi udhëtoi drejt shtëpisë së mësueses, në Fshat të Klosit për të përshkruar bashkë me të rrugën që asaj i duhet të bëjë çdo ditë për në shkollë, për të dhënë mësim.
Rreth orës 5:45 gazetarja e Fiksit troket në shtëpinë e mësuese Shqipes dhe e gjejnë gati për t’u nisur në punë. Jashtë ende natë, por Shqipja ka të veshura çizmet e gjata dhe elektrikun në dorë, pasi i ka të nevojshme gjatë rrugës për në fshatin Dars ku jep mësim.
Rrugës Shqipja tregon se asnjë mjet transporti nuk niset në atë fshat herët . Vetëm një autobus me nxënës të fshatit për në Klos niset në orën 8, por ky orar është shumë vonë për mësuesen.
Rruga që përshkruan gazetarja së bashku me mësuesen është e vështirë,akull, borë, baltë, madje për të shkurtuar rrugë mësuesja ecën edhe aty ku nuk ka rrugë. E pyetur nga gazetarja e Fiksit se ia del çdo mëngjes e vetme, ajo thotë se nga halli e bën, pasi nuk mund ta lërë punën.
“Në këtë rrugë që bëj çdo ditë femra nuk shoh, por as burra. Jam e vetme që eci në këtë orar”, shprehet ajo. Mësuese Shqipes para 6 vitesh i ka ndodhur një fatkeqësi , ku bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta ndaj asaj i është dashur të jetë dhe nënë dhe babë për 3 fëmijët e saj.
Rreth orës 8 pa 20 minuta mësuesja e gazetarja arrijnë në Klos. Fillimisht ndalen tek shtëpia e prindërve të mësueses, ku ajo ndërron çizmet e vesh këpucët, për të udhëtuar pastaj me autobus drejt fshatit ku është shkolla.
Në ditë të acarta të dimrit, vetëm fuoristrada mund ta përshkruajë rrugën nga qyteti deri në fshatin ku mësuesja jep mësim. Mbërritja në shkollë bëhet rreth orës 8 e 25 minuta, ku mësuesja ndez dhe sobën e druve për fëmijët.
Shqipe Imeri bën një apel të fortë Kryeministrit Rama, se duhet të vlerësojë njerëzit që e meritojnë. Dhe se ajo kërkon atë vend pune nëse e meriton, vetëm e vetëm për t’u afruar afër shtëpisë.
Pas gjithë shoqërimit të rrugës që Shqipja bën çdo ditë, Fiks Fare së bashku me mësuesen iu drejtuan edhe Zyrës Arsimore Mat për të mundur të marrë një përgjigje për kërkesën që mësuesja ka depozituar në këtë institucion.
Drejtoresha pranoi se nuk i ka kthyer një përgjigje mësueses, pasi në vendin e lirë të punës në qytet është emëruar një tjetër mësuese e pushuar nga një shkollë tjetër. Ajo thotë se këto ditë do t’i dërgojë një përgjigje zyrtare. U desh ndërhyrja e Fiks Fare që mësuese Shqipja të merrte një përgjigje nga ky institucion. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës