LAJMI I FUNDIT:

Messi me premtim për tifozët e Barcelonës: Do të luftojmë për të gjithë trofetë

Messi me premtim për tifozët e Barcelonës: Do të luftojmë për të gjithë trofetë

Lionel Messi është rikthyer te Barcelona pas ndeshjeve që kishte zhvilluar në Kupën e Amerikës, por edhe pas pushimeve më se të merituara.

Pesë herë fituesit i Topit të Artë ka marrë fjalën në Camp Nou, para tifozëve të skuadrës katalunase, duke thënë se ata do të luftojnë për të gjithë trofetë në sezonin e ri.

“Është e vështirë të them diçka sot. I përsëris gjërat që kam thënë sezonin e kaluar” ka thënë fillimisht Messi.


“I besoj kësaj skuadre, këtyre lojtarëve, stafit të trajnerëve. Së bashku, ne do të luftojmë për gjithçka. Sezoni i kaluar përfundoi pakëz i hidhur sepse e ‘falëm’. Ne duhet t’i japim vlerë ligës, kemi arritur atë 8 herë nga 11 sezonet e fundit”.

Ronaldo dhe Messi në mesin e të nominuarëve nga UEFA për golin e vitit
Lexo po ashtu Ronaldo dhe Messi në mesin e të nominuarëve nga UEFA për golin e vitit

“Është diçka shumë e rëndësishme. Ndoshta nuk i japim shumë rëndësi, por duhet të jetë ndryshe. Ne po shohim përpara për tu përmirësuar. Shpresoj se do të kemi përkrahjen”, ka shtuar më tej 32-vjeçari.

Messi këto fjalë i tha para miqësores që Barcelona po e zhvillon ndaj Arsenalit, derisa argjentinasi pritet që në lojë të inkuadrohet në pjesën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori