Ish-portieri i Real Madridit, Jerzy Dudek foli për Lionel Messin në autobiografinë e tij, duke e etiketuar atë si “provokues” dhe “i vrazhdë”.

Polaku e pa Messin nga afër gjatë El Clasicos, pasi kishte vepruar si zëvendës i Iker Casillas te Los Blancos për katër vjet pas largimit nga Anfield në vitin 2007.


Dhe në librin e tij që tregon gjithçka, Dudek nuk u përmbajt kur fliste për Messin. Ai shkroi për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë: “Ai ishte mashtrues dhe provokues".

NINTCHDBPICT000005330197 scaled

"Ata ishin shumë të gatshëm të të provokonin dhe mundën ta bënin atë në perfeksion. Pashë Messin duke thënë gjëra kaq të vrazhda ndaj Pepes dhe [Sergio] Ramos, sa nuk do ta imagjinonit nga një person kaq i qetë dhe në dukje i mirë”.

Dudek gjithashtu tha fjalën e tij për ish-bashkëlojtarët legjendar Cristiano Ronaldo dhe Raul.

68545c96 345a 46b2 86eb 881a185fb49b

Heroi i Ligës së Kampionëve të Liverpool-it në vitin 2005 vazhdoi: “Cristiano Ronaldo është arrogant, por ai është një djalë normal prapa skenave. Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë atë, pak a shumë".

"Ashtu si Raul, ai është egocentrik, tepër konkurrues dhe fitues. Të dy do të preferonin që ekipi i tyre të fitonte 2-1 me golat e tyre sesa 5-0 me lojtarët e tjerë që shënonin”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app