LAJMI I FUNDIT:

Messi bëri veprimin që e afron edhe më shumë me Barcelonën

Messi bëri veprimin që e afron edhe më shumë me Barcelonën

Lionel Messi ka shtuar spekulimet për të ardhmen e tij pasi zgjodhi të shkonte në një koncert të Coldplay në Barcelonë, në vend që të merrte pjesë në festën e fitimit të titullit në Ligue 1 të dielën.

Argjentinasi ndihmoi Paris Saint-Germain të fitonte titullin duke shënuar në barazimin 1-1 me Strasburgun të shtunën mbrëma. Argjentinasi shënoi golin e tij të 496-të në pesë ligat më të mira të Evropës, duke e kaluar rekordin e Cristiano Ronaldos që ka 495.

Pamjet nga brenda dhomës së zhveshjes në Strasburg treguan lojtarët e PSG-së duke u lagur me shampanjë dhe duke brohoritur – por, ndoshta në mënyrë të dukshme, Messi mbeti i ulur, duke mos u bashkuar në festime.


'Super ushqimi' që po i mban në formë Ronaldon, Messin dhe Benzeman
Lexo po ashtu 'Super ushqimi' që po i mban në formë Ronaldon, Messin dhe Benzeman

Kontrata e argjentinasi me PSG-në skadon në fund të qershorit dhe ai pritet të largohet nga klubi pas dy vitesh.

Ai u pezullua nga PSG në prill për një udhëtim të paautorizuar në Arabinë Saudite dhe duket i shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës.

Kjo ndjenjë u nënvizua nga pamjet e fundjavës që treguan Messin në turmë duke dëgjuar Coldplay në stadiumin Montjuic me gruan e tij Antonela Roccuzzo dhe ish-bashkëlojtarin e tij të Barcelonës Cesc Fabregas të dielën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori