Messi bëhet lojtari më i paguar i PSG-së, fatura e pagave të klubit francez është thjesht e çmendur

Lionel Messi do të ngjitet përpara shokëve të ardhshëm të Paris Saint-Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe, si lojtari më i paguar i klubit francez, ndërsa keq nuk qëndrojnë as emra tjerë si Sergio Ramos dhe Gianlugi Donnarumma.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka përfunduar tashmë konfirmimin dhe prezantimin si lojtar i ri i Paris Saint-Germain si transferim falas.
Messi, i cili ka qenë një lojtar i lirë që nga korriku, ishte i përgatitur të merrte një ulje të madhe të pagës prej 50 për qind në një përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje të re me Barcelonën.
Legjenda e Barcelonës fitoi më shumë se 425 milionë funte nga kontratën e tij të vjetër me klubin nga La Liga, e cila skadoi më 30 qershor.
Messi bëri lamtumirën e tij emocionale në një konferencë shtypi të dielën pasi Barcelona nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje të re për shkak të rregullave financiare të La Ligas.
Argjentinasi 34-vjeçar mori një ofertë zyrtare nga PSG dhe nuk hezitoi ta pranojë atë e cila do ta mbajë atë në Parc des Princes deri në vitin 2023 (me mundësi zgjatje deri në vitin 2024) dhe ai do të fitojë një pagë prej rreth 35 milionë euro.
https://twitter.com/FootballlForAll/status/1425042091336519682
Rroga e ish-kapitenit të Barcelonës prej 35 milionë eurosh (pas taksave) do ta vendos atë në krye të fituesve më të mëdhenj të PSG-së.
Neymar, i cili nënshkroi një marrëveshje të re me PSG-në në maj, do të bëhej lojtari i dytë më i paguar me pagën e tij prej 30 milionë eurosh.
Mbappe, i cili i bashkohet Messit dhe Neymar në tre yjet më të paguar në PSG, merr një pagë prej 24 milionë eurosh në vit me skuadrën e Ligue 1.
Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma, të cilët mbërritën si transferime falas nga Real Madrid dhe Milani, do të fitojnë nga 12 milionë euro në vit secili.
Georginio Wijnaldum refuzoi një transferim te Barcelona për të përfunduar një transferim falas në PSG dhe do të fitojë 10 milionë euro në kontratën e tij me PSG, gjë që e vendos atë së bashku me Mauro Icardi në listën e lojtarëve më të paguar në klubin me bazë në Paris.
Paga tjera të mëdha në klub kanë edhe Marco Verratti dhe Marquinhos me nga 15 milionë, Angel Di Maria 14 milionë, Prisnel Kimpembe 10 milionë . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës