Mësohet se sa kushtuan veshjet e Encës në klipin e saj të fundit me skena 'të nxehta'

Këngëtarja Enca javën e kaluar publikoi klipin e saj më të ri "Dua".
Ky projekt u komentua shumë në media dhe rrjete sociale, kjo për shkak të skenave 'të nxehta' që përmbante.
Si në çdo klip tjetër, Enca erdhi mjaft me stil dhe tërheqëse, duke u kujdesur deri në detaje.
Në një nga skenat, këngëtarja shfaqet shumë atraktive e veshur në një fustan të kuq dhe çizme lëkure.
Faqja 'What they wearin' për të shuar kureshtjen e fansave, ka treguar markën e veshjeve të saj në klip, dhe çmimet e tyre.
Fustani i kuq i Encës i markës 'Kloset Envy' kushton 79 euro, ndërsa çizmet ngjyrë hiri të markës “Ivory Snake Skin Thigh High Boots” kapin shifrën 89 euro. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/03/2018
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































