Mësohen prapaskenat: Reali nuk e sfidoi Liverpoolin për transferimin e madh

Real Madridi nuk ishte fare në garë verën e kaluar për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit Florian Wirtz, që edicionin e kaluar mbronte fanellën e Bayer Leverkusenit.
Kampioni i Anglisë ishte mjaftë aktiv këtë verë, ku nënshkroi me emra të mëdhenj si Wirtz, Alexander Isak si dhe zëvendësoi Trent Alexander-Arnoldin me Jeremie Frimpong.
Liverpooli vazhdimisht këto vitet e fundit ka pasur probleme me Real Madridin në aspektin e transferimeve, shkaku që këta të fundit ua ‘rrëmbenin’ zakonisht lojtarët që i donte “Reds”, pra emra si Jude Bellingham e Aurelien Tchouameni.
Megjithatë, edhe pse kishte raportime, dy rivalët këtë herë s’u përballen fare për shërbimet e mesfushorit gjerman, i cili kaloi te Liverpooli.

Siç raporton “The Times”, Wirtz e refuzoi Bayern Munichun mirëpo asnjëherë Real Madridin, shkaku që skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso nuk kishte interesim serioz për ta mbyllur një marrëveshje të tillë.
Arsyeja kryesore që ndikoi te Reali ishin kërkesat e “çmendura” të Leverkusenit, që e vlerësonin në “qiell” yllin e tyre. Liverpooli pagoi mbi 100 milionë funte për gjermanin, në një marrëveshje me këste brenda pesë viteve.
Sidoqoftë, ekzistojnë edhe disa bonuse tjera në marrëveshjen e Liverpoolit me Wirtz, ku Leverkusen mund të fitojë edhe së paku 16 milionë funte në rast që lojtari arrin ta fitojë titullin e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve gjatë kësaj periudhe./Telegrafi/


















































