LAJMI I FUNDIT:

Mësime jetësore nga Dalai Lama për vlerat e vërteta të kësaj jete

Mësime jetësore nga Dalai Lama për vlerat e vërteta të kësaj jete

Dalai Lama është i mençur, dhe principet e tij jetësore janë të thjeshta për t’u kuptuar.

Mijëra njerëz në botë i qartësojnë vlerat e tyre jetësore dhe fillojnë të besojnë në vetvete posa t’i dëgjojnë mësimet e tij.

Pavarësisht diferencës në gjuhë, fjalët e tij janë të kuptueshme për çdo njeri sepse ai e flet gjuhën e mirësisë.

Telegrafi më poshtë ju mundëson ta shihni botën përmes syve të Dalai Lama dhe mund të lexoni se çfarë ka ai për të thënë për botën.

– Qëllimi i jetës është të jemi të lumtur. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por zemrat tona kanë nevojë për shpresë. Kjo na ndihmon të vazhdojmë përpara.

– Konfliktet lindin kur fokusohemi në diferencat mes nesh: kombësia, religjioni, edukimi, pasuria. Është shumë më e rëndësishme të mbajmë mend se jemi të gjithë njerëz, dhe kjo na bën të gjithëve të njëjtë.

– Miqësia nuk varet nga fama, paratë apo forca fizike. Ajo bazohet në besim dhe dashuri.

– Çdo njëri nga ne duhet të mësojë të punojë jo vetëm për të mirën e vet dhe të mirën e familjes, por për të mirën e njerëzimit. Përgjegjësia është koncept që e siguron mbijetesën e njerëzimit.

– Ndryshimet personale dhe në botë nuk ndodhin shpejt. Por nëse nuk përpiqemi, asgjë nuk do të ndryshojë.

– Progresi teknologjik i ka bërë jetët tona më komode, por nuk na ka dhënë paqen e mendjes.

– Nëse dëshironi të keni një jetë të lumtur, bëhuni të hapur dhe të mëshirshëm. Kjo është baza e çdo shoqërie të vërtetë.

– Asnjë ndryshim nuk ndodh për shkak të vendimeve të qeverisë apo Kombeve të Bashkuara. Ndryshimet e vërteta ndodhin kur njerëzit fillojnë ta përdorin mendjen e tyre dhe t’i bazojnë vendimet në vlera.

– Dhuna është metodë e së kaluarës për zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve.

– Është naivitet të mendojmë se mirëqenia e njerëzimit varet vetëm nga lutjet. Ne duhet të ndërmarrim veprime të vërteta.

– Nëse një njeri e vret një kafshë, është e pikëllueshme. Por nëse një njeri e vret një njeri tjetër, është e tmerrshme.

– Dua që të rriturit të jenë si fëmijët: të hapur dhe t’i pranojnë njerëzit siç janë vetvetja.

– Mëshira e zvogëlon frikën, e rritë vetëbesimin dhe na zbulon forcën tonë të brendshme. Kur fillojmë t’u besojmë njerëzve tjerë dhe të bëhemi të hapur, ne ndalojmë së ndjeri të vetmuar dhe e kuptojmë qëllimin e jetës.

– Feja ime është shumë e thjeshtë. Feja ime është mirësia. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori