Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Thomas Partey pritet të largohet nga Arsenali këtë verë, teksa tri ekipe të mëdha evropiane po e monitorojnë situatën e tij në ‘Emirates’.
Sipas gazetarit Charles Watts, Partey po kërkohet nga Barcelona, Paris Saint-Germaini dhe Juventusi, të cilët janë të interesuar për të siguruar shërbimet e ganezit falas.
Kontrata e tij do të skadojë në verë ani pse ai vazhdon mbetet një lojtar kyç për ‘Topçinjtë’, pasi ka bërë 39 paraqitje në të gjitha garat.
Arsenali po bën plane për ta zëvendësuar 31-vjeçarin dhe ka shprehur interesim për Martin Zubimendin.
Ata gjithashtu janë lidhur edhe me të riun Sverre Nypan i cili aktivizohet tek Rosenborgu, por për të interesim ka gjithashtu edhe nga Manchester City.
Partey ka bërë 154 paraqitje për Arsenalin në total që prej transferimit të tij në Angli në vitin 2020.
Me kontratën e tij që po skadon, ka pritshmëri se ai mund të largohet dhe mund të negociojë me klubet e huaja qysh tani.
Arsenali në ndërkohë do të luajë sonte (e martë) ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve, ndërsa në vikend do të përballet me Manchester United në Ligën Premier./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
De Bruyne emëroi lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Tri blerjet që Xabi Alonso do t'i kërkojë Real Madridi

UEFA konsideron tri ndryshimet e propozuara në formatin e ri të Ligës së Kampionëve

Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Merr fund seria e jashtëzakonshme e Koundes për të luajtur më shumë ndeshje radhazi

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë