Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Akademinë Përkujtimore për masakrën e Reçakut, ka dhënë një mesazh të ashpër për të gjithë ata që do të tentojnë t’i falin tokë Serbisë.
Duke përmendur vendimin për taksën ndaj Serbisë, Haradinaj ka lënë të nënkuptohet që ky vendim do të mund t’ia humbë karrigen e kryeministrit, por sipas tij kjo nuk do ta zmbrapsë atë për të luftuar për të drejtën e shqiptarëve.
Haradinaj ka përmendur mundësinë e rrëzimit të tij nga “fuqia e madhe” dhe “ndërskamcat”, si dhe mundësinë që e gjithë kjo situatë mund ta çojë edhe në burg.
“Sa të jam në Qeveri po ju premtoj që veç kësaj rruge kam mi grahë, edhe nëse fuqia e madhe e ndërskamcat më rrëzojnë, atëherë edhe jashtë Qeverisë kom mi grah kësaj pune, edhe prej rruge, edhe prej are, edhe prej fushe edhe prej mali po edhe nëse më qojnë prapa grilave edhe prej atjehit kom mi gra, por të drejtën tonë të shqiptarëve nuk ka me mujt askush me lëkundë”, u shpreh Haradinaj, shkruan Telegrafi.
Pa specifikuar emra, Haradinaj ka thënë se kritikat nuk i kemi prej miqve të Kosovës, por prej brenda, duke lënë të nënkuptohet se gjethçka është duke u “gatuar” brenda institucioneve të Kosovës.
“Nëse vazhdojmë me e forcua Kosovën edhe miqtë kanë me na përkrah. Një pjesë të kritikave nuk i kem prej miqve, i kem prej brenda prej budallakinave tona. Nuk guxojmë ma tutje me vazhdua me harxhu vetën duhet mu ndal kjo praktikë. Serbia po don me u bo anëtar i BE-së dhe i ka edhe tri vjet, edhe tri vjet Serbia na mbanë neve kështu, por kur vjen 2022 që Serbia me hi në BE është mirë na që mos mu pajtua mos me pranu njohjen reciproke, tash edhe na i kem do vjet, me thanë prit që nuk jemi dakord.. Na skem thanë që nuk shkojmë në dialog pa u kthy trupat e të pagjeturve”, deklaroi kryeministri Haradinaj.
Kryeministri u tregua sërish i ashpër me miqtë e Kosovës, të cilët sipas tij vetëm po i rëndojnë shqiptarët.
“Deri kur po dojnë miqtë tanë me la veten tu i rondu shqiptarët. Vraju e preju në luftë, torturohu më tutje në fund hajde jepja edhe një copë tokë Serbisë, le t’ia jep dikush kush guxon me ja dhon tokën e Kosovës dikujt edhe e sheh qysh ka me i dalë”, theksoi Haradinaj.
Ai shtoi se 20 vjet pas luftës shteti i Kosovës i vendosi taksë Serbisë, e cila edhe 20 vjet pas tenton të bllokojë rrugëtimin e Kosovës, duke theksuar se 20 vjet Kosova ka pritur që Serbia të vetëdijesohet.
“Ne i kemi vendosur taksë Serbisë, e cila ende po ka ide qysh me na pengu. E kemi vendos këtë taksë 20 vjet, 20 vjet ia kemi dhënë shansin me u vetëdijesua, dhe mas 20 vjetëve të ndodhë kështu ne jemi detyruar edhe njëherë me u kthye nga vetja.
A ka veprim më të drejtë ndaç të zoti ndaç te robi sesa ti me mbrojt veten, popullin ton, drejtën tënde”, tha Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame