I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, zëvendësndihmëssekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, theksoi këto ditë në Prishtinë “perspektivën amerikane”, teksa u ndal në përkrahjen që ShBA i jep Kosovës për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj. Sipas tij, për Kosovën dhe rajonin, ShBA-ja sheh mundësi të jashtëzakonshme, ndaj ajo inkurajon qeverisje të mirë të këtyre vendeve, luftën kundër korrupsionit, që është prioriteti më i rëndësishëm i administratës amerikane, për sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë. Sikurse kërkon që dhe të gjitha palët ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtar potencial.
Kjo “perspektivë amerikane” vjen nga qëndrimi i njohur i Presidentit amerikan Joe Biden, i përfshirë prej kohësh në problemet e Ballkanit, para marrjes së detyrës së Presidentit. Një vit më parë, pasi ai uron për festat Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në letrën që i dërgon atij me këtë rast, publikuar kjo në faqen zyrtare të Presidencës serbe, inkurajon, krahas realizimit të reformave të nevojshme, “arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”, e cila përqendrohet në njohjen e ndërsjellë. Në këtë mesazh urimi, Presidenti Vuçiq, njohjen reciproke midis dy vendeve e interpretoi si “politikë të re amerikane”, duke pranuar ndërkohë se “… gjithë iniciativa e politikës së jashtme amerikane do të shkojë në drejtim të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi”.
Në Kosovë, mesazhet e kësaj letre u kuptuan qartë. Ato u vlerësuan me të drejtë si garanci, se integriteti territorial i saj nuk ishte në shitje dhe nuk negociohej. Të dyja vendet e nisën dialogun midis tyre njëmbëdhjetë vjet më parë nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Rrugëtimi i tij ka qenë përmes pauzash dhe zigzageve të vazhdueshme, me nënshkrim dokumentesh dhe mosrealizim të tyre, me pretekste të Beogradit për të mos arritur te marrëveshja përfundimtare. Prandaj dhe katër ditë më parë zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë plotësisht marrëveshjet dhe zotimet e dhëna në Bruksel, duke kërkuar fleksibilitet, kreativitet dhe në disa raste, kompromis.
Dialogu i deritanishëm, pavarësisht atyre anëve pozitive të njohura, jo rrallë dukej si për të shkuar radhën e thjesht që Bashkimi Evropian të justifikonte premtimet e veta, ngritur më shumë në truall të paqëndrueshëm. Thjesht që përfaqësuesit e të dyja palëve, Kosovë-Serbi, të ishin në Bruksel, përballë njëri-tjetrit dhe në prani të ndërkombëtarëve. Aq më keq, kur përfaqësues të BE-së, dashur, pa dashur kanë nxitur indiferencën dhe përkëdhelur qëndrimet serbe, në vend të vendosmërisë, që platforma e këtij dialogu të stërzgjatur e hequr zvarrë të ishte më e qartë dhe jo “hiq e mos e këput”. Madje, disa analistë këtë lloj vëmendje dhe qëndrim të zbehtë të Bashkimit Evropian ndaj këtij dialogu e kanë parë si të kushtëzuar nga qëndrimi rus, duke e ndrydhur dhe plogështuar të parin. Me “perspektivën amerikane”, ShBA, sikurse vërehet, është e vendosur në nxitjen, vënien më mirë në lëvizje të të gjitha “ingranazheve”, deri tani të ngadaltë të partnerëve evropianë, siç është edhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ajo kërkon progres duke u investuar realisht si mbështetje e fuqishme e BE-së dhe jo secili thjesht në shtëpinë e vet, por në angazhim të përbashkët, në të njëjtën linjë, me synime tashmë më të kthjellëta. Pritet që kjo marrëdhënie midis tyre të pasurohet dhe fuqizohet. Konkretizimi i saj mendojmë se ndien nevojën edhe të përdorimit të së mirënjohurës “carrot and stick” (karota dhe shkopi), krahas gjuhës dhe veprimeve të nevojshme diplomatike. Që tensionet ballkanike të shkojnë drejt sfumimit e jo të rrinë me veshët ngritur, duke ndenjur mbi gjuajtësit dhe tanket ruse, si në Beograd, motivuar kjo me “mbështetjen e tërësisë territoriale të Serbisë”, e lidhur gjithashtu me qëllimet e saj gjeopolitike.
Pra, sikurse shihet, rajoni ynë është tashmë në prioritetet rajonale të administratës amerikane dhe së bashku me Bashkimin Evropian t’i kontribuojnë këtij synimi, por dhe të zbehin në të, sidomos ndikimin rus. Edhe emërimi i njohësve të thellë të Ballkanit, si ai i Escobarit – i ngarkuar i posaçëm për këtë rajon apo i ambasadorëve të tjerë amerikanë, të mirënjohur në qarqet diplomatike, me rezidencë në Beograd, Prishtinë dhe Sarajevë, i përgjigjet interesimit amerikan, për të cilin folëm. Angazhimi i ndërmarrë nga ShBA-ja, si mbështetës jetik i BE-së, forcon në të njëjtën kohë besimin, pa qenë euforikë dhe rrit shpresat e njerëzve në rajonin tonë, që me përpjekje të përbashkëta ta kthejnë atë në vend të normalizimit të marrëdhënieve midis shteteve të tij, drejt integrimit evropian.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7773-e1738941768732-780x439.jpeg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-24-780x439.jpg)
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër