Mes shumë kritikave për shiritin e kapitenit – videoja dëshmon se përse Mbappe është më lider se Griezmann

Pamjet nga brenda dhomës së zhveshjes së Francës gjatë finales së Kampionatit Botëror tregojnë saktësisht pse Kylian Mbappe është përzgjedhur si kapiteni i ri i kombëtares.
Federata Franceze e Futbollit konfirmoi të martën se trajneri Didier Deschamps ka emëruar sulmuesin francez si kapiten të ri të kombëtares pas pensionimit të portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris nga futbolli ndërkombëtar në janar.
Megjithatë, ka pasur reagime të konsiderueshme kundër vendimit të Deschamps, me shumë që pretendojnë se Mbappe nuk ka personalitetin apo cilësitë për të qenë një kapiten i suksesshëm.
Reagimi ka qenë i ashpër kundër sulmuesit të Paris Saint-Germain, i cili shënoi dy gola në finalen e Botërorit 2018, aty ku triumfuan kundër Kroacisë dhe një hat-trick në finalen dramatike të Kupës së Botës kundër Argjentinës dhjetorin e kaluar. Mbappe ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë në Katar.
Ndërsa për ata që ende besojnë se, pavarësisht cilësive të padiskutueshme individuale të Mbappes, 24-vjeçari nuk ka cilësitë e lidershipit për të drejtuar skuadrëm, një klip nga brenda dhomës së zhveshjes së Francës mund t’ju ndryshojë mendjen.
Klipi, siç është postuar në Twitter nga @EdmundOris, tregon bisedat motivuese të Mbappes në pjesën e parë të ekipit që frymëzoi skuadrën e tij për të përmbysur një deficit prej dy golave për të detyruar finalen Botërorit të shkonte në vazhdime.
Pas kalimit në finale me shumë probleme, duke përfshirë një sërë lëndimesh dhe një virus, kampionët në fuqi të Kupës së Botës ishin duke humbur 2-0 në pjesën e parë pas një paraqitjeje të dobët.
Megjithatë, nuk ishte tjetër veçse 23-vjeçari në atë kohë, Kylian Mbappe, ai që mori rolin drejtues për të motivuar shokët e tij të skuadrës për pjesën e dytë, duke u thënë: “Ne nuk mund të bëjmë më keq se ajo që bëmë. Ne kthehemi në fushë, vendosim pak intensitet në duel dhe bëjmë diçka tjetër djema”.
Numri 10 i Francës vazhdoi: “Është një finale e Kupës së Botës. Ata shënuan dy gola, ne kemi pësuar dy gola. Mund të kthehemi. Djema, është një herë në katër vjet!”.
Kjo video e paraqet edhe Griezmannin që nuk flet, derisa tenton të bëhet gati për pjesën e dytë, ndërsa ylli i PSG-së flet edhe para Deschapms. /Telegrafi/
Why did they make Mbappe France captain over Griezmann?
World Cup final half time, France losing 2-0.
Mbappe:pic.twitter.com/U4IdAAjDQj
— Edmund 💉 (@EdmundOris) March 23, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame