Xhins nga koka deri te thembrat - zgjedhja më guximtare e modës

Teksasi është ndër materialet më të dashura që nuk del kurrë nga trendi. Mund të vishet gjatë gjithë vitit, por ditëve të ngrohta, ai pushton rrugët me ngjyra dhe kombinime të pafundme.


Xhinset, këmishët, xhaketat apo fundet prej teksasi mund të përshtaten në shumë mënyra. Megjithatë, pyetja mbetet: si t’i kombinoni që pamja juaj të jetë e bukur dhe me stil?

Edhe pse konsiderohet një nga kombinimet më të guximshme, nëse ndiqni disa rregulla të thjeshta, veshja me teksas nga koka deri te thembrat nuk është aspak e rrezikshme - përkundrazi, mund t’ju bëjë të dukeni shumë elegante, moderne dhe plot vetëbesim! – transmeton Telegrafi.

Kombinimet sipas rastit:

1 279

Kombinimi i teksasit të shndritshëm dhe të errët

Ideale për kombinime ditore. Nëse është fjala për xhinset dhe xhaketën teksas, vishni këmishë valëvitëse apo bluzë pambuku me mëngë të gjata, dhe mos u frikësoni që të bartni xhinse të shndritshme dhe këmishë të errët teksasi!

2 126

Xhaketë e gjatë teksasi dhe fund teksasi

Një ndër trendët kryesorë të këtij sezoni janë xhaketat e gjata teksas me kollan, të cilat duken sikur mantel. Mund t’i bartni si fustan, apo me këmishë dhe fund teksas nën të.

Edhe disa mënyra tepër të bukura që të bartni teksas nga koka deri te thembrat:

3 93

4 78

5 67

6 54

7 48

8 46

/Telegrafi/