Merreni rrogën që e meritoni: Procesi pesë-hapësh për ta rritur rrogën deri në 80%

Kërkesa për rritje page është një nga bisedat më të vështira me të cilat do të ballafaqoheni në jetën profesionale.
Përderisa duket më e lehtë ta shmangni fare këtë temë, gjithashtu është e mundur që, me strategji të duhura, të kërkoni rritje rroge dhe t’ia arrini qëllimit tuaj.
Shivani Gopal, themeluese e ‘The Remarkable Woman’ – fondacion i cili iu ka ndihmuar njerëzve t’i rrisin rrogat deri në 80% – beson se është krejtësisht e mundur ta rritni rrogën – por ka disa gjëra që duhet t’i bëni paraprakisht për t’ia rritur vetes shanset, transmeton Telegrafi.
1. Zbulojeni sa e keni ‘vlerën’
Gjëja e parë që duhet të bëni është të vendosni sa dëshironi të paguheni dhe ta planifikoni atë.
Posa ta keni bërë këtë, merrni hapa konkret duke hulumtuar fillimisht se sa vleni – pra të kuptoni sa vlejnë shkathtësitë dhe aftësitë tuaja.
Goalp sugjeron të ri-investoni në CV-në tuaj dhe ta dërgoni në kompani të ndryshme për ta ditur çfarë vlere keni në bazë të asaj se çfarë page ju ofrojnë ato kompani.
Kësisoj do ta keni parasysh pak a shumë se si është situata në treg, dhe në bazë të rrethanave, e filloni rrugëtimin tuaj për rritje rroge brenda kompanisë që jeni duke punuar aktualisht.
2. Mos e bëni këtë vetëm
Një nga strategjitë më efektive për të avancuar në pozitë në vend të punës është me ndihmën e një mentori që iu mbështet në qëllimet tuaja dhe gjatë tërë kohës ju këshillon si të veproni.
3. Punoni shumë
Mos u ndalni në momentin që keni filluar t’i mjeshtëroni gjërat që ju nevojiten për t’ia rritur vetes rrogën.
Ekspertët sugjerojnë të investoni në kurse të ndryshme të cilat jua rrisin aftësitë – aftësi të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me punën tuaj, prej të cilave përfiton kompania.
Mbani mend: Kur kërkoni rritje rroge jo vetëm se duhet t’ua dëshmoni se jeni duke e bërë punën tuaj shumë mirë, por gjithashtu duhet t’ju tregoni jeni duke bërë shumë më tepër!
4. Sigurohuni që tjerët t’ju shohin në mënyrë pozitive
Gopal thotë se është e rëndësishme të shiheni në mënyrë pozitive nga kolegët, por edhe nga tjerët në industrinë në të cilën punoni.
Këshilla e saj është e thjeshtë: “Vërehuni brenda dhe jashtë”!
5. Më në fund, kërkojeni atë që e doni
Kërkesa për rritje rroge do të thotë të jeni të qartë në një numër të madh të faktorëve – dhe jo vetëm në atë se sa para shtesë ju nevojiten.
Gopal rekomandon se kur jeni duke u takuar me menaxherin për ta diskutuar këtë çështje, fillimisht është e rëndësishme ta dini saktësisht se çfarë dëshironi, pastaj ta cekni vlerën monetare të punës tuaj dhe mendoni sa para i keni sjell kompanisë.
Përmendjani se për orarin që e keni, ju punoni më shumë dhe, në fund, barazoni të gjitha aftësitë dhe ato që i ofroni me një pagë që e mendoni se e meritoni dhe i përshtatet tregut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Dhoma e ditës sipas Feng Shui

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania